Lidhu me ne

Kryesore

As të parët as të fundit për martesat homoseksuale, një standard i të majtës liberale me emrin PS

Partinë Socialiste mund ta quajmë të majtë liberale për aq kohë sa është e hapur për të thyer tabutë e saj ideologjike që lidhen edhe me moralin shoqëror. Reforma në drejtësi është për socialistët një lloja standardizimi europian i të drejtave të njeriut që lidhen edhe me diskriminimin seksual. “Stop gjuhës së urrejtjes dhe homofobisë! Ka shumë urrejtje dhe armiqësi mes nesh, mos shtoni më ndjenjën e armiqësisë mes njerëzve. Prej disa kohësh po ndjek debatin e hapur lidhur me Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese. Kush ju ka informuar se parashikimi në Kushtetutë i motiveve mbi bazën e të cilave ndalohet diskriminimi do të thotë detyrimisht lejim martese dhe birësim fëmijësh nga çifte të LGBT? Unë e di se shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur ende për të pranuar martesën mes personave të të njëjtit seks. Shqipëria nuk është as e para dhe as e fundit në këtë stad”- shkruan, Vasilika Hysi një nga kordinatoret politike të Partisë Socialiste për reformën në drejtësi.
Më tej deputetja e Partisë Socialiste ka theksuar se sistemi i drejtësisë duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos diskriminojë dhe as të lëndojë zemrat e komunitetit LGBT.
“Ne duhet të kontribuojnë që të gjitha grupet shoqërore më të dobëta në shoqëri të gëzojnë të drejtat e tyre. Reforma në Drejtësi duhet të bëhet dhe do të bëhet për të dhënë akses në drejtësi cilido që diskriminohet. Hajdeni të bëhemi bashkë për një drejtësi që funksionon, dhe të mos lëndojmë zemrat dhe turbullojmë jetët e personave të komunitetit LGBT, të familjeve dhe të afërmve të tyre!” shkruan Hysi.

image_2016_07_10_1111_1468142045

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook