Lidhu me ne

Aktualitet

Nuk ishte një grusht shteti i vërtetë! Ai u inskenua nga diktatori

Një version të ndryshëm për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi jep gazetari i “Politiko” Ryan Heath, duke iu referuar një burimi turk që bën fjalë për  një operacion të manipuluar nga vetë Erdogan. Ai postoi në Twiter se situata i ngjan ” më shumë një teatri sesa një grushti shteti.”

Postimi:

“Për ata që nuk e njohin realitetin absurd të Turqisë, do të doja të ndajnë me ta pikëpamjen time për atë që ndodhi natën e kaluar: Nuk ishte një grusht shteti i vërtetë! Ai  u inskenua nga diktatori i zgjedhur islamik në bashkëpunim me shërbimet sekrete. Ishte një produksion i madh dhe një lojë e lirë, asnjë politikan apo zyrtar nuk dorëzua askund! Nuk u ndërpre interneti, nuk u ndala Facebook dhe Tëitter (pavarësisht nga fakti se këto janë rutinë për Erdoganin) vetëm një demonstrim i lirë ushtarak, ndoshta nga disa të mashtruar të rangut të ulët, të cilët do të dënohen për një gjë të gënjeshtërt që besuan. Të mjerët. Gjëra të tilla presidenti i ka zakon për ta bërë veten të duket si një “hero dhe mbrojtës i demokracisë”, kur në fakt është e  kundërta. Jo vetëm do të marrë votat e nevojshme, por do të frustrojë psikologjikisht edhe votuesit, diçka që nuk mund ta bënte ndryshe, në mënyrë që të bëhet “diktatori” i një sistemi të rremë presidencial që përpiqet  t’i imponohet shumicës.

U bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë, të besojnë se ai është i vetmi burrë në Turqi, i vetmi autoritet, ligjvënësi, gjykatësi, profeti! Politikanët islamikë që e mbështesin  janë në rrugë kundër grushtit të shtetit! Thirrje për namaz nga xhamitë, ndonëse nuk është koha për lutje. Dhe këtë e bën që të nxisë  mbështetësit islamikë të dalin në rrugë! Kështu, ka  gjasa të shohim një Turqi plotësisht autokratike dhe islamike  dhe një komb të ndarë. Dhe Turqia në prag të luftës civile! Unë shkruaj mendimin  tim mbi këtë  grusht shteti fallco të stisur në mënyrë qesharake dhe që do të përdoret për të t’i siguruar mandat të ri të Erdoganit.

Dhe ndoshta ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë (diçka që shumë analistë parashikojnë) të cilat do t’i garantojnë Erdogan shumicën e votave. Dhe kjo ndoshta do të sigurojë një tjetër 10 deri në 15 vjet legalizuar, diktaturën zgjedhur. Me shumë mundësi do të shohim  një ndryshim të institucioneve për të keq, ku populizmi dhe Islami do të dominojnë. Dhe një periudhë ku islamistët dhe xhihadistët do të mbizotërojnë. Kjo, sipas mendimit tim është e vërteta, e cila ende nuk është  shpalosur. Por shumë njerëz besoj kanë dyshime për “teatrin që u shit si grusht shteti”. https://twitter.com/PoliticoRyan/media

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook