Lidhu me ne

Aktualitet

Harta e beqarisë, të pamartuar në Shqipëri

ciftiii

Nuk është ndonjë çështje e panjohur. Të gjithë, gjithmonë e më shumë, në mos kanë në familje një vajzë në karrierë, të pamartuar, kanë dëgjuar për një të afërme a mikeshë të tyren. Shprehja standarde “motivuese” e gjysheve a mamave “Hë tani, vendos…” nga njëri vesh hyn e nga tjetri del! Nuk mund të thuhet saktësisht nëse faji është i karrierës, por fakt ngelet që femrat beqare po shtohen.

Sigurisht i dimë edhe ne vështirësitë e jetesës e bashkëjetesës së sotme, ndryshimet në radhë të parë individuale, tradhtitë, mosmarrëveshjet, por a nuk ka qenë gjithmonë kështu? OK, asgjë nuk bëhej kaq hapur sa sot, por edhe historitë që na vijnë nga e shkuara na tregojnë se kujdesi për t’i mbajtur të fshehta ishte më i madh. Sidoqoftë, të dhënat tona janë zyrtare. Instituti i Statistikave, INSTAT, ofron disa të dhëna mbi hulumtimin e kryer nga “Open Data Albania” mbi moshën mesatare të martesës së shqiptarëve për periudhën 1955­-2011. Të dhënat për periudhën 1955-­1985 janë përllogaritur nga studiuesit

Jane Falkingham dhe Arjan Gjonça, publikuar në revistën “Population Studies” në vitin 2001. Vjetarët statistikorë të viteve përpara 1990 nuk raportojnë të dhëna për moshën mesatare të martesës, por raportojnë vetëm të dhëna për martesat sipas grupmoshave.

Të dhënat për periudhën 1990­-2011 janë publikuar nga Instituti i Statistikave.

Mosha mesatare e martesave

Mosha mesatare e martesës është rritur përgjatë kësaj periudhe si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Në vitin 1955, meshkujt martoheshin mesatarisht në moshën 26.4 vjeç, ndërsa femrat martoheshin në moshën 20.8 vjeç. Në vitin 1990, mosha mesatare për meshkujt u rrit në 27.4 vjeç, ndërsa për femrat në 23 vjeç. Siç dallohet, mes viteve 1985 dhe 1990, mosha mesatare e martesës për meshkujt u rrit me 1 vit, ndërsa për femrat me 2.2 vite. Rrjedhimisht, diferenca mes moshës mesatare të meshkujve dhe femrave u ul nga 5.6 vite në 1955, në 4.4 vite më 1990. Pas viteve 1990, dallohet se mosha mesatare e martesës ka vijuar të rritet si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, por për meshkujt është rritur shumë më shpejt sesa për femrat, ndërsa diferenca e moshës mes dy grupeve gjinore është thelluar.

Të dhënat statistikore tregojnë se meshkujt në Shqipëri krahasuar me më herët kanë tendencën të martohen me vajza më të reja. Në vitin 2011, meshkujt në Shqipëri u martuan në moshën mesatare 29.3 vjeç, ndërsa femrat në moshën 23.6 vjeç. Në krahasim me vitin 1990, meshkujt martohen 1.9 vjeç më të moshuar, ndërsa femrat martohen 0.6 vjeç më vonë. Përgjatë viteve të fundit, diferenca e moshës mesatare të martesës mes meshkujve dhe femrave është rritur në 5.7 deri në 6 vite, gjë që përbën edhe diferencën më të lartë në shtatëdhjetë vitet e fundit.

Diferenca moshore e martesës meshkuj­-femra është zgjeruar me 1.3 vjet. Diferenca në moshën mesatare të martesës mes meshkujve dhe femrave ekzistojnë në të gjitha vendet. Mosha mesatare e martesës për burrat përgjithësisht reflekton kulturën e sigurimit të mjeteve materiale të nevojshme për martesë nga ana e tyre, si dhe prepotencën e kontrollit mbi bashkëshorten. Rritja e moshës mesatare të martesave për vajzat përgjatë dekadave të fundit reflekton përgjithësisht rritjen e aksesit në arsim. Gjatë vitit 2015 vihet re një rritje e divorceve me 24 %, ndërsa janë regjistruar 25 mijë martesa./ Panorama

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook