Lidhu me ne

Temporal

Masakra e motorrëve të ujit dhe ministri i pafuqishëm

d50d61686bfeb192f4e8ea5867257291_XL

Nga Blendi Fevziu –

Kishte vendosur të kalonte pushimet në Shqipëri! Kishte sfiduar rreziqet e paralajmeruara dhe skepticizmin që e shoqëron këtë destinacion; kishte vendosur t’i kalonte ato pak ditë duke notuar në ujrat e mrekullueshme të jugut të Shqipërisë; midis detit turkuaz dhe maleve të larta që prodhojnë një pamje mahnitëse. Ai do të kishte qenë me siguri një fans i madh i Shqiperisë dhe i bukurive tona, sikur ky vend që zgjodhi me aq besim të mos kthehej ne varrin e tij.

Kështu mund të përshkruhet pak a shumë historia tragjike e kësaj mesdite në Himarë, kur Denis Kaiumov, një shtetas rus, nga Shën Petërsburgu, që po notonte ne det, u masakrua nga një motorr uji ose gomone. Nga ato që vërtiten kërcënuese, cdo ditë, cdo orë, në ujrat e mrekullueshëm të Jugut. Që thyejnë cdo rregull, cdo ligj, cdo masë sigurie dhe që në shumicën e rasteve, drejtohen nga djemtë dhe vajzat e përkëdhelura të njerëzve të fuqishëm të këtij vendi. Atyre që njihen si të paprekshëm dhe që besojnë se ligji nuk ekziston dhe nuk ka vlerë për ta. Turisti i huaj që notonte në det, është goditur dhe lënë aty, pa ndihmën e parë, pa e transportuar në spital, ndërsa motorristi vrasës është larguar pa lënë gjurmë, duke kryer kështu një krim të dyfishtë. Goditjen e notarit dhe braktisjen e tij në gjendje të rëndë, pra fshehjen e krimit. Nëse ai do kishte ndaluar ta conte në spital, i ndjeri mund të ishte ende gjallë sot.

Historia ishte tronditëse dhe befasuese për shumë vetë, por jo për mua. Si një notar i distancave të largëta në ujrat e bregut, në 3 vitet e fundit më shumë shpenzoj kohë për t’u ruajtur nga motorrët e tërbuar se sa notoj në destinacionin tim. Që prej 30 vitesh notoj gjithnjë në të njëjtën distancë, thuajse 50 metra nga bregu, paralel me të, dhe jam bërë jo rrallë dëshmitar i tmerrit që notarët apo familjarët provojnë nga performanca e cmendur e adoleshentëve mbi motorrë uji.

Ecin me 50 milje në orë, 12 – 15 metra nga bregu, për t’i lënë më shumë mbresë vajzave që janë aty, apo që shokët e tjerë ti filmojnë për snapchat. Futen midis zonave të rrethuara të plazheve private duke bërë rrotullime spektakolare, sikur janë pilotë të garave ekstreme dhe jo pushues si gjithë të tjerët. Janë bërë një kërcënim konstant, në shkelje konstante të ligjit. Si në gjithë botën edhe në Shqipëri, vendnisja e tyre duhet të jetë e mirëpërcaktuar, duhet të ketë një platformë dhe një instruktor.

Motorrët duhet të dalin në det me maksimumi 5 milje në orë dhe vetëm kur te jenë 1 km nga bregu mund të ecin lirshëm. Në Shqipëri ligji është bërë 150 metra nga bregu dhe nuk respektohet thuajse kurrë. Zonat e limituara nuk ekzistojnë sepse bashkitë nuk kanë bërë asgjë për këtë. Ndaj mund të shohësh në opinion.al dhe në facebook me dhjetra video kur adoleshentë dhe fëmijë që nuk kanë mbushur ende moshën, bëjnë pirueta midis kokave të pushuesve që lahen. Në perëndim nëse shkel ligjin drejtuesi gjobitet, ndërsa pronarit i konfiskohet mjeti.

Në Shqiperi nuk ka asnjë rast të tillë. Sot mësova se në gjithë rastet e konfiskimeve nga policia, motorrët janë kthyer mbrapsht nga Prokuroria ose Gjykata. Dhe ata vijojnë xhiron e tyre të cmendur, që mbi të gjitha, në Shqipëri kushton më shtrenjtë edhe se në BE, 90 mijë leke të vjetra për 30 minuta.

Në 2 vitet e fundit personalisht kam shkembyer kushedi sa telefonata me Ministrin e Brendshëm apo drejtues policie për këtë problem. I fundit një javë më parë. I tmerruar nga parada makabre që këta motorrë bëjnë ndërsa ti je në det, krejt i pambrojtur, edhe pse zakonisht unë notoj me një mjet identifikues. Në të gjitha rastet që mjetet janë bllokuar, më insistim personal, kanë rezultuar ose pronë e ndonjë vrasësi me pagesë, ose ndonjë djali deputeti, ose biznesmeni, që ja përplaste në fytyrë policit sigurinë e tij: fol me babin tim, s’ke punë me mua.

Në dy vitet e fundit ka pasur së paku 5 viktima nga ky fenomen, pa llogaritur tmerrin e pushuesve në plazh dhe merakun e prinderve për fëmijët. Po askush nuk është shqetësuar deri tani. Pushteti lokal i pari. Ai që duhej ti pajiste me licensë, por që në vend të licensës së lundrimit, ju ka dhënë licensën e vrasësve.

Dhe vrasja ka ndodhur sot, duke kthyer mbrapsht me arkivol, një të huaj, që deshi të pushonte në Shqipëri, duke besuar se ky vend e meritonte vëmendjen dhe dashurinë e tij. Por që nuk është cudi, që ky det të kthehet në varr edhe për shumë të tjerë, sepse ky shtet, nuk ka fuqi ose nuk do, të ndalojë ca shkelës të përkëdhelur ligji, që të japin spektakël kriminal përpara qytetarëve të pambrojtur të tij.
Blendi Fevziu

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook