Lidhu me ne

Kryesore

Aleancës për Shqipërinë Europiane i mbaron karburanti. Kreu i LSI-së nuk ka një “po” për rikonfirmim të saj në zgjedhjet e vitit 2017

Ilir Meta, kryetar i LSI-së dhe i Kuvendit të Shqipërisë është shfaqur dje në një intervistë për Çim Pekën në studion e “syri.net”. Përveç përdorimit të zhargonit prej të forti që nuk i trembet burgut e që u vë kufirin te thana të gjithëve, Ilir Meta, ndër të tjera ka bërë edhe këtë deklarim për rreshtimin e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2017:

Nuk kam arsye fare që të nxitoj për mendime të tilla aq më tepër për vendime sepse ato nuk do të jenë asnjëherë vendime personale. Ato do të jenë vendime të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për më tepër që ne kemi edhe zgjedhjet aktualisht në vjeshtë ku rinovohet mandati i gjithë të zgjedhurve të LSI-së, përfshirë edhe Kryetarin e forumet kombëtare. Dhe nuk ka asnjë lloj nxitimi dhe preokupimi për këtë çështje. Preokupimi ynë është përmbushja sa më me përgjegjshmëri e marrëveshjes qeverisëse që ne kemi dhe aktualisht sidomos sa i takon ecurisë sa më pozitive të reformës në drejtësi”.

E njëjta gjuhë dhe e njëjta qasje si në fillim të vitit 2013, kur Meta deklaronte se për koalicionin me PD-në, “do të vendosim më vonë”. Por një mungesë “po-je” për përsëritjen e koalicionit aktual, flet qartë për distancën e krijuar me PS-në, e cila është reale. Vendimi që do të marrë LSI-ja për zgjedhjet në fakt do të përcaktojë edhe qëndrimin e saj në koalicion dhe kjo është lënë të kuptohet nga entuziazmi i Metës për nevojën e një opozite të fortë. Është e njëjta gjë që bëri me Sali Berishën, nga qeveria e të cilit u shkëput muaj përpara se marrëveshja qeverisëse të ezaurohej. /Respublica

image_2016_08_10_2323_1470865965

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook