Lidhu me ne

Kryesore

Lufti Dervishi zbulon sekretin e martesës së lumtur

images

Nga Lufti Dervishi/Facebook

Nuk është e nevojshme të blesh libra me tituj: “ja sekreti lumturisë në familje” “Miliona çifte jetuan të lumtur pasi lexuan këtë libër”… etj. Nuk ja vlen të harxhosh orë të tëra duke parë filma apo seriale që tregojnë shembujt e familjeve të lumtura. Ndoshta duhet të vesh në pikëpyetje edhe këshillën: do të vuash në këtë jetë, por do të jesh i lumtur kur të shkosh atje lart…

Historia e më poshtme ( e cila është e vërtetë) rrezikon të lerë pa punë, psikologë, psikoanalistë, fallxhorë, avokatë të specializuar në divorce, dhe papunësia është armiku më i madh i qetësisë dhe lumturisë së personave që kanë mbushur moshën madhore.
Pasi kishte mbushuri të 30-tat dhe pasi fejesa dhe bashkëjetësa kishin funksionuar ai ishte gati për hapin e radhës. Por para marrjes së vendimit që do t’i ndryshonte jetën, shkoi te shoku më i ngushtë, për të marrë një këshillë. Martesa e shokut tij të ngushtë ishte përtej ideales. 10 vjet i martuar. Çift i lumtur. Tre fëmijë si drita. Familje e hareshme. Çdo gjë si në përrallë. Është pak të thuash se ky çift rrethohej me rrathë të shumtë ziliqarësh.
– Nëse do të jetosh i qetë, i lumtur dhe pa u grindur kurrë, ndaji punët që në fillim. Nuses leri punët e vogla. Gratë nga natyra vdesin të mendojnë dhe të merren me shumë probleme në të njëjtën kohë. Mos u merr asnjëherë me çikërrima. Burrit i takon të merret me gjëra të mëdha. Vetëm me punë të mëdha. Ja vlen ta vrasësh mendjen vetë për probleme të mëdha. Bëje këtë dhe martesa jote do të rrjedhë vaj…. Ti do të jesh i lumtur dhe do të jetosh si në parajsë. Fjalën stres do ta lexosh vetëm në facebook!
– Ky është sekreti? Kaq e thjeshtë është kjo?

Ai i rrahu shpatullat kandidatit për dhëndër dhe e siguroi… se jeta është shumë e thjeshtë, shumë e bukur dhe shumë e shkurtër për ta kaluar me grindje, qejfmbetje dhe sherre pa pikën e kuptimit. Ndërlikimet vijnë vetëm nga paqartësitë në ndarjen e punëve. Nëse ndan punët dhe secili e di se ku e ka vendin- jeta shkon edhe më fjollë se në telenovelat latine.
Mos harro ti merru vetëm me punët e mëdha!

Pas disa muajsh, i sapomartuari shkon sërish të qartësohet më mirë sepse diçka nuk shkonte.
Këtë radhë vendosi që nuk do t’u ngjante gazetarëve që bëjnë pyetje të tipit- me një litar lidh gjithë pyllin. Këtë radhë vendosi të ishte shumë konkret.
– A mund të më thuash çfarë punësh i ke lënë gruas se me thënë të drejtën ne kemi nisur të bëjmë fjalë…. ?
– Po ja si të them gruja ime merret me të gjithë punët e rëndomta të shtëpisë, gatuan, pastron, merret me fëmijët, ku do të shkojmë me pushime, cfarë do të blejmë, sa do të marrim kredi në bankë.., në cilën shkollë do të shkojnë fëmijët., domethënë me të gjithë problemet e vogla që ka shtëpia.
– Po ti ?! Me çfarë merresh ti?!
– Unë – siç të kam thënë merrem me punë të mëdha…, domethënë me probleme të mëdha…..problemi refugjatëve, Siria, ngrohja globale, këto muaj jam marrë pak me reformën në Drejtësi, me Trampin, Xhorxh Sorosin. Këto dy javë edhe me zgjedhjet në Dibër. Kuptove..?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook