Lidhu me ne

Kryesore

Verë 2016, kënga shqiptare që theu rekordet


Verë 2016, kënga shqiptare që theu rekordet

Tani po mbërrin shtatori dhe njerëzit po i kthehen punës, shkollës, jetës së përditshme. Po kështu edhe këngëtarët, të cilët kanë pasur axhendë të ngjeshur koncertesh në trevat shqipfolëse dhe jashtë vendit.

Prej majit nisën të publikonin këngët e verës, kryesisht bashkëpunime, si arma e fortë për suksesin. Mësuam se Noizy është më i paguari dhe pasi Enca bashkoi forcat me të arritën të thyenin rekorde.

Kënga ‘Bow Down’ ishte një sukses që pa dalë akoma dhe pas publikimit më 15 qershor u bë absolutisht më e klikuara në Youtube. Në gusht të 2016-ës numëron mbi 28 milion klikime.

Nga ana tjetër, Getoari dhe Majku u bashkuan sërish pas supersuksesit të ‘S’jena mo’ në verën e 2015-ës, dhe ishte zgjedhja e duhur. Kënga ‘Ajo’ e publikuar më 16 qershor shënon sot mbi 20 milion klikime. ‘Bow Down’ dhe ‘Ajo’ janë këngët që duhet të luhen patjetër të paktën një herë në club-e.

Po kështu edhe kënga ‘Na’ e Dafina Zeqirit me Kaos, është një must në party-t verore. Bashkëpunimi me dyshen e reperëve nga Kosova e ktheu Dafinën në suksesin e hitit veror, duke arritur mbi 8 milion e 600 mijë klikime në Youtube.

Capital T ftoi për herë të parë në bashkëpunim Dhurata Dorën, duke e kthyer këngën ‘Bongo’ në një hit dhe videoklipin në të tretin më të klikuar të kësaj vere; mbi 13 milion shikime në Youtube.

Hyrjet e vona të verës, dy bashkëpunime mes Florit dhe Ledrit e kanë rrëmbyer menjëherë publikun. ‘Beautiful’ është kthyer në një hit me mbi 9 milion klikime e po kështu ‘Nuk ma la’, me mbi 7 milion. Këto këngë pushtuan club-et në muajin e fundit të verës.

Mozzik ia doli mjaft mirë i vetëm me këngën ‘Kokaina’, që i dha reperit mbi 8 milion klikime në më pak se një muaj.

Edhe Samanta Karavella solli një bashkëpunim shumë të klikuar me Gent Fatalin, këngën ‘Na e dina’, me mbi 8 milion klikime brenda një muaji e gjysëm. /Anabel

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook