Lidhu me ne

Temporal

Çfarë mesazhi i çoi Rama – Metës?

Fevziu-blendiii

Nga Blendi Fevziu –
Edi Rama ka thyer heshtjen e pushimeve duke komunikuar në Facebook me ndjekësit e tij. Përtej një forme të re komunikimi që po aplikohet në dy vitet e fundit duket se ai ka qenë më shumë i shqetësuar për një problem të vetëm. Për një pyetje e cila është kthyer në gjëagjëzën më të rëndësishme të së majtës shqiptare dhe të mazhorancës në përgjithësi. A do të vijojë më tej koalicioni me LSI dhe a do të jenë sërish dy forcat kryesore të së majtës së bashku në zgjedhjet e 2017?
Që prej korrikut të vitit të kaluar, koalicioni PS – LSI ka qenë funksional vetëm në faktin se ministrat e tij janë ulur në të njëjtën tavolinë qeveritare, por cdo raport tjetër ka qenë i deformuar. Të gjithë e dinë që Rama ka shpenzuar më shumë kohë për të përgjuar humorin politik të Metës se sa për të qeverisur vendin. Po ashtu të gjithë e dinë, që Meta më shumë ka harxhuar energji për të goditur aleatin e tij, që edhe vetë beson se e ka shkelur marrëveshjen midis të dyve dhe i është qasur atij kërcënues edhe në nivelin ligjor. Më shumë se sa me reformat dhe miradministrimin e vendit të dyja palët janë marrë me sigurimin e komardares së shpëtimit prej 71 votash; kanë shitur dhe kanë blerë deputetë; kanë joshur dhe kanë shantazhuar prej tyre, duke tentuar cdo moment që të kenë në xhep numrin 71 për të siguruar apo kërcënuar qeverinë. Të dyja palët kanë këmbyer kërcënime në distancë dhe vendi ka rënë në një nivël shumë më të ulët vitin e fundit se sa ishte në vitin përpara këtij. Tani janë të dy sërish, përballë njëri – tjetrit në një vendim që ngjan i vështirë. Që Rama dhe Meta qeverisin vetëm për hir të pushtetit këtë tashmë e kanë vërtetuar të gjithë. Ideja e reformave që do cojnë vendin përpara është tashmë një përrallë e harruar. Por a do vijojnë të qeverisin të dy? A do dalin bashkë sërish në zgjedhje mbi bazën e një marrëveshjeje të re, apo secili më vetë. Akoma më shumë a ka shanse që Meta të bashkohet me PD (edhe pse ky vendim ngjan shumë i vështirë). Rama ka folur sot i pari. I pyetur për koalicionin me Lsi ai është shprehur:
“Njerëzit e kërkojnë dhe e meritojnë një përgjigje. Së shpejti do ulemi në tryezën e koalicionit dhe do diskutojmë projektin e katër vjeçarit të ardhshëm. Do vendosim si do paraqitemi para shqiptarëve për mandatin tjetër. Sot koalicioni ka edhe një komponent të ri, që është PDIU.”.
Rama ka qenë mjaft i qartë kur ka lënë të kuptohet se koalicioni nuk do të vendoset muajët e fundit, sic ndodhi më 2013 mes LSI dhe PD, por ky qëndrim duhet definuar tani. Pikërisht këtë mesazh ka cuar sot. Burime në PS thonë se gjatë takimit të fundit në Durrës, Rama i ka dhënë një ultimatum Metës që ky të deklarohet për koalicionin që tani. Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo, por me gjasë, Meta do detyrohet të mbajë një qëndrim shpejt. Në fakt, kjo do të ishte edhe zgjidhja më e mirë. Një përcaktim i Metës, do të clironte edhe një pjesë të PD nga iluzioni i një koalicioni me të dhe do t’i ndante frontet e votës mjaft qartë. E dyta, një koalicion PS – LSI do ta linte gjithë koston e qeverisjes në një anë, tek ata që e meritojnë dhe jo si më 2013, kur LSI iku nga qeverisja pa marrë asnjë kosto prej saj dhe duke ja ngarkuar të gjithën këtë PD. Nëse LSI do tentonte një kalim djathtas, do ishte më e ndershme ta bënte tani. Së paku të bënte disa muaj opozitë. Në mënyrë që gjithkush t’i shihte më qartë dhe më direkt palët që do të përballen në qershor dhe programet e tyre. Ndaj ka ardhur koha që Meta të tregojë qëndrimin e tij, në mos nga “ultimatumi” i Ramës, së paku në respekt të votuesve.
Blendi Fevziu/Opinion.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook