Lidhu me ne

Kryesore

Greta Koçi: Ja si është të kërcesh me Nard Ndokën

greta1

Edicioni i tretë i Dance with me Albania nis të hënën, më 12 shtator dhe tashmë të gjithë pjesëmarrësit kanë nisur provat. Tani ata po vendosin komunikimin, po familjarizohen me partnerët dhe po zbulojnë pikat e përbashkëta të cilat do i përforcojnë gjatë javëve të spektaklit. Ne kemi dashur t’i zbulojmë këto përshtypje të para duke u ndalur te një nga personazhet që ka zgjuar shumë interes sapo iu përmend emri, Greta Koçi, e cila ka folur për pjesëmarrjen në DWM 3 dhe kolegun e saj të politikës, Nard Ndoka, që në javët e spektaklit do jetë partneri i saj në kërcim.

Kur të kombinuan me Nardin, si e prite?

Ishte një vendim i produksionit, por pa diskutim shumë interesant (qesh). I gjithë kasti e personazhet VIP në Dance with me këtë vit janë mjaft të mirë.

Të gjitha mediat kanë shkruar për ju, ju kanë kontaktuar që në mëngjes, pse mendon ngjall kaq shumë interes çifti dhe prezenca juaj?

Besoj që dyshja me Nardin ngjall interes edhe për faktin se të dy jemi pjesë e politikës dhe besoj se interesi është i madh edhe për vetë personazhin dhe karakterin e gjithsecilit.

Kryetare e FRPD për 4 vite, i je rikthyer muzikes dhe vallëzimit. Rikthimi në art të ka gëzuar?

Angazhimi që pata në politikë sigurisht më ka frenuar që unë të jem në dinamikën e zakonshme në muzikë, siç ishte mësuar publiku të më shihte. Kjo është dhe arsyeja pse të gjithë e komentojnë si një rikthim të fuqishëm timin në muzikë. Jam totalisht e fokusuar në muzikë me projekte që kanë rezultuar të suksesshme me një axhende të ngjeshur koncertesh. Për fat gjërat po ecin më së miri (qesh).

Si do e shohim Gretën në këtë edicion?

Do ta shijoj në maksimum këtë eksperiencë kaq të bukur duke dhënë më të mirën nga vetja./Revistaclass

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook