Lidhu me ne

Kryesore

Turqi, pushohen edhe 51 mijë punonjës të tjerë të shtetit

1_5_2016_b1-may-adolf-erdoga8201_c1-0-2933-1710_s885x516

Janë pothuajse 51000 punonjës të shtetit të pushuar në Turqi në kuadër të spastrimit të madh të nisur pas grushtit të dështuar të shtetit 15 korrikun e shkuar. Një dekret i publikuar së fundmi në gazetën zyrtare turke njofton pushimin e 50.589 vartësve të shtetit, duke përfshirë mijëra mësues dhe akademikë dhe të gjithëve u është ndaluar të punojnë në të ardhmen në institucione.

“Spastrimet do të vazhdojnë”, shkroi në Twitter zëvendës/kryeministri Nurettin Canikli. Ministria e Arsimit është me prekura me 28.163 vartës të pushuar, kryesisht mësues. Dekreti, gjithashtu formalizon largimin nga shërbimi për 7,669 policë dhe 323 burra të xhandarmërisë.

I prekur nga shkurtimeve masive është edhe Këshilli i Arsimit të Lartë me 2,346 pushime nga puna, si dhe ministritë e Shëndetësisë dhe Financave, ku janë përkatësisht 2,018 dhe 829 punonjës të detyruar të lënë postin. Në ministrinë e Bujqësisë spastrimet prekin 733 të punësuar dhe 1,519 punonjësi të Departamentit për Çështje Fetare të detyruar të largohen.

Duhet të lënë detyrën 24 guvernatorë dhe 102 zëvendës/guvernatorë. Dekreti, i cili përfshin edhe zyra të tjera publike, parashikon gjithashtu se autoritetet mund t’u marrin pasaportën për më shumë se 50 mijë persona të prekur nga masa

Ndërkohë, autoritetet turke kanë liruar 33,838 të burgosur në burgjet e vendit, për t’u liruar vendin mijëra personave të arrestuar për lidhje të dyshuara me grushtin e shtetit/Dita

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook