Lidhu me ne

Kryesore

Kostot e Rilindjes Urbane

Infratruktura është një nga sektorët ku qeveria nuk ka prodhuar lajme, veç projektit të Rilindjes Urbane, një ambicje e drejtuar nga vetë kryeministri për të rimodeluar qendrat e qyteteve. Madje në ndonjë rast është dashur që bashkitë të privohen nga investime në ujësjellësa apo rrugë vetëm për të ndryshuar fasadat e disa shesheve ku luajnë domino pensionistët dhe dalin shëtitje të papunët.
Shembull tipik është ai i bashkisë së Delvinës, ku kryeministri ka këmbëngulur që të mos investohet për ujësjellësin e ri, por paratë të shkojnë për qendrën e qytetit. Po ashtu edhe në Memaliaj ku u kërkua me ngulm rilindja e sheshit “Minatori”. Shpeshherë kostot e rimodelimit tw shesheve nuk justifikojnë investimet që afirmohen si efektive dhe të dobishme dhe nga postimi në faqen e fejbukut të kryeministrit. Ndoshta për paratë e shpenzuara në këto projekte duhet më shumë transparencë.
Për të ardhur te investimet e mëdha të infrastrukturës të nisura nga qeveria e mëparshme, si rruga Tiranë-Elbasan apo Levan-Tepelenë. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i pyetur për mospërfundimin e investimeve tha se rruga Tiranë-Elbasan ka marrë zgjidhje pas rishikimit të projektit dhe shtimit të fondeve, ndërsa dy “bypass”-et kanë probleme mes kontraktorëve dhe nënkontraktorëve dhe pritet që të ndërhyje edhe qeveria për të gjetur një zgjidhje.
“Një nga problematikat kryesore të “bypass”-it të Fierit është edhe kostoja e ulët jo reale e tenderimit dhe çështja kryesore ka të bëjë me kontraktorët dhe nënkontraktorët. Të dyja “bypass”-et janë në tryezë për bisedime intensive të qeverisë për zgjidhje”, tha Ahmetaj./Respublica

image_2016_09_06_1818_1473180414

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook