Lidhu me ne

Aktualitet

Orizi plastik, rreziku që vjen nga Kina

oriz

Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullësia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik. Burimet ushqimore të këtij vendi janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falcitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë.

Në të shkuarën jemi përballur me një sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të quhen.

Kinezët janë profesionistë të vërtetë dhe pirateria e ushqimit në këtë vend ka arritur nivele alarmante duke vënë në rrezik shëndetin e njerezve jo vetëm në Kinë dhe në mbarë botën. Deri më tani janë identifikuar raste të makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente, vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento, mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik.

Orizi është pjesë e çdo gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor. Besohet që orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyll pishe dhe patate. Ai përzjehet me oriz natyral dhe është pothuajse e pamundur ta dallosh me sy të lirë. Por ama, nëse e gatuan, orizi plastik është i fortë, ndërsa supa mban era plastikë të djegur.

Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike.

Pak kohë më parë, Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore publikoi raportin vjetor për rreziqet që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrejnë shqetësime të tilla. Në vitin 2013, Parliamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas legjislacionin në fuqi.

Asokohe vetë Britania e Madhe theksoi rëndësinë e diskutimit dhe zbatimit të një mbrojtje më të madhe ligjore ndaj futjes së këtij orizi në territorin Evropian. Më 20 Shtator të vitit 2013, Komisioni Evropian raportoi që produktet e orizit me origjinë Kineze ishin të përfshira në Direktivën 2013/287/EU që theksonte se “produktet e orizit me origjinë nga Kina mund të lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik ku tregohet se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht, dhe me një çertifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoritetet kompetente Kineze ku tregohet se orizi është prodhuar, përpunuar, paketuar dhe transportuar në përputhje me praktikat e higjenës së lartë”.

Ndonëse në dukje këto praktika janë të zbatueshme, Britania e Madhe dëshiron të rihapë një diskutim për të vlerësuar më mirë rreziqet që i kanosen BE-së si pasojë e “përfshirjes së një vendi të tretë” në tregtimin e një produkti të tillë.

Ndërkohë, Rrjeti Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore, ka marrë një sërë kërkesash nga vëndet anëtare në Azi për të hedhur dritë mbi lajmin e prezencës së orizit plastik në tregje dhe i ka kërkuar Kinës më shumë informacion. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë të tillë, ndonëse një vend Aziatik raportoi për një sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i këtij orizi, edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë tregojnë që shkëmbimet tregëtare me Kinën vitet e fundit pësuan një rritje të ndjeshme, duke e pozicionuar këtë vend si partnerin e dytë tregëtar të vendit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, eksportet drejt vendit Aziatik arritën 909 milionë lek ndërsa importet arritën në vlerën e 12,152 milionë lekëve.

Ndonëse tregëtia me këtë vend është orientuar më shumë drejt importeve të pajisjeve, pjesëve të këmbimit, tekstileve etj, rreziqet për prezencën e orizit plastik në vendin tonë janë të larta në një kohë kur mbrojtja ligjore ndaj fenomeneve të tilla lë shumë për të dëshiruar. /AgroWeb

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook