Lidhu me ne

Kryesore

Më të zgjuarit të të gjitha kohërave

njerez-te-zgjuar-cover

“Të bësh listën e njerëzve më të zgjuar ndonjëherë, ndoshta nuk është një gjë kaq e zgjuar për të bërë,” shkruan website-i BigThink.com. Mbi të gjitha, inteligjenca mund të matet në mënyra të ndryshme. Disa besojnë në testin IQ (koeficienti i inteligjencës), e disa të tjerë besojnë më shumë në inteligjencën emocionale. Shumë njerëz të zgjuar nuk i përjetuan potencialet e tyre. Është gjithashtu e vërtetë se paragjykimet dhe mungesa e mundësive i kanë penguar disa njerëz brilantë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të jenë të njohur. Megjithatë, në vazhdën e argumentit, për të krijuar këtë listë janë përdorur të gjitha kriteret në dispozicion për të zgjedhur emrat e njerëzve të ndritur.

Në vendin e 20-të renditet Kleopatra, faraonia e fundit e Egjiptit e cila sundoi për gati tridhjetë vjet. Fliste rrjedhshëm pesë gjuhë dhe IQ-ja e saj ishte rreth 180. Dy pozicione më lart renditet Geri Kasparov, shahisti më i zoti i të gjitha kohërave, me koeficient inteligjence 190. Ai fitoi kampionatin botëror kur ishte 22 vjeç. Në vendin e 16-të renditet shkrimtari, historiani dhe filozofi Volter, një nga figurat kryesore të Iluminizmit francez. Ndërsa dijetari gjerman Gëte renditet i 14-ti me një koeficient inteligjence 213. Në dhjetëshen e dytë, Galileo Galilei që besonte se Toka sillej rreth Diellit renditet në vendin e 12-të, ndjekur nga Lajbnici, filozof dhe matematikan. Dhjetëshja më e mirë nis me shpikësin Nikola Tesla, e dy pozicione më lart është Mari Kyri, fizikante dhe kimiste polake. Në vendin e shtatë renditet Konfuci dhe në të gjashtin Albert Ajnshtajn, shkenctari i teorisë së relativitetit. Uilliam Shekspir, shkrimtari i shquar anglez me IQ 210, renditet i pesti. Në vendin e tretë dhe të katërt renditen Platoni dhe Aristoteli, filozofët grekë më me influencë. Një pozicion më lart ndodhet Njutoni, matematikani dhe fizikanti angelz, i njohur për ndihmën që dha në zbulimin e gravitetit. Vendi i parë është rezervuar për shkencëtarin, piktorin dhe skulptorin italian, Leonardo da Vinçi.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook