Lidhu me ne

Kryesore

5 hapa që do t’ju mbajnë larg një dështimi

entrepreneur-succes

Askujt nuk i pëlqen dështimi. Nëse ju jeni në fazën e zhvillimit të një produkti apo jeni duke u marrë me një shërbim të ri, ju patjetër që duhet të keni përcaktuar edhe një plan për mbarëvatjen e këtij procesi. Duke qenë se nuk ekziston një formulë e caktuar suksesi, të cilën mund ta përdorni kur t’ju duhet, ju duhet të merrni parasysh edhe mundësinë e një dështimi. Nëse ju keni punuar për muaj të tërë në një projekt, ku secili prej anëtarëve të grupit ka dhënë maksimumin dhe në fund nuk arrini të merrni rezultatet e pritshme, por dështoni, kjo padyshim që do të demoralizojë pjesën më të madhe të skuadrës. Dhe në këtë pikë, secili prej jush duhet t’i japë vetes kurajë dhe mbi të gjitha të ktheheni në faqen e parë dhe të analizoni shkaqet e dështimit. 5 hapat e mëposhtëm do t’ju ndihmojnë që të mësoni sa më shumë nga procesi i dështimit dhe ta mbani atë sa më larg.

Askush nuk e ka fajin
Të fajësosh dikë nuk është aspak konstruktive, duke qenë se një gjë e tillë nuk e përmirëson rezultatin por përkundrazi e përkeqëson atë dhe mund të krijojë edhe përçarje në grup. Në vend që të fajësoni njëri-tjetrin, ju duhet ta ktheni dështimin në një mësim dhe në një mundësi të ardhshme suksesi.

Analizoni çdo hap të projektit të mëparshëm për të nxjerrë çdo problematikë të mundshme
Analizoni çdo hap të projektit tuaj të mëparshëm. Studiojeni edhe një herë të gjithë projektin, për të kuptuar të gjitha problematikat që ju çuan drejt dështimit. Mos u çudisni nëse zbuloni se ka më shumë sesa një gjë që nuk ka shkuar ashtu siç duhej.

Sugjeroni ide të reja dhe efikase
Për çdo hap që ju çoi drejt dështimit, kërkoni ide të reja dhe sa më efikase, të cilat do t’ju bëjnë të arrini rezultatet e dëshirura, por gjithmonë duke marrë mendimin e së gjithë skuadrës.

Përcaktoni anët pozitive të projektit
Të rrallë janë projektet të cilët mund të dështojnë tërësisht. Diskutoni me kolegët tuaj se cilët ishin faktorët pozitivë të cilët luajtën një rol të rëndësishëm, në mënyrë që t’i përdorni sërish dhe pse jo në një fazë edhe më të përmirësuar.

Puna në grup është shumë e rëndësishme
Puna në grup është një prej elementëve kryesorë që mund t’ju çojë drejt suksesit, prandaj kushtojini një rëndësi shumë të veçantë këtij elementi. Nëse ju mbështeteni tek aftësistë e secilit prej anëtarëve të grupit, rezultatet e projektit kanë shumë mundësi të jenë pozitive.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook