Lidhu me ne

Aktualitet

“Kalamajtë” e Bashës 

TopollajKëshilltarët demokratë nuk janë përmbajtur në përdorimin e një fjalori të ulët në mbledhjen e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës, teksa pas debateve të forta janë larguar nga mbledhja.

Pas debateve të forta, ata u larguan me justifikimin se nuk u jepet e drejta e fjalës.

Debatet:

Topallaj: Ne ja kemi kaluar për 25 vjet pa tenderim disa aksionerëve italianë këtë mundësi dhe përpos kësaj, në kundërshtim të hapur me ligjin që na ndalon që ne ti japim para një shoqërie tregtare kur bashkia nuk është pronare e vetme, se këtu jemi në bashkëpronësi ne i kalojmë mesatarisht kësaj kompanie plot 5 mln dollarë në vit, duke e shndërruar Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në fakt në pionerin e importit të mafies së plehrave në Shqipëri.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arban Mazniku hodhi poshtë akuzat duke sqaruar se kompania italo-shqiptare është publike dhe bashkia e Tiranës ka 51% të aksioneve.

Mazniku: Është një kompani publike, është një kompani e cila është në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe si e tillë kontratat mes Bashkisë së Tiranës dhe vetë Bashkisë Tiranë ndodhin në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse është kompani  e jona.

Më herët kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se do të pajisë me hipotekë 1375 apartamentet, ndërtuesit e të cilëve kanë shkelur rregullat e lejes së ndërtimit.

Statistikisht 30% e objekteve kryesisht apartamenteve janë të hipotekuar, porces që sipas kryebashkiakut Veliaj, nuk u finalizaua nga administrata e ish-kryebashkiakut Basha.

Nga ana tjeter Veliaj tha se në ditët e ardhshme do të këtë një propozim që abonetë të shpërndahën nga Bashkia e Tiranës pasi shoqëritë e transportit qytetas po abuzojnë me qëllim rritjen e maksimalizimit të tyre.

Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës Fabian Topollaj ka shkaktuar disa minuta debat të zjarrtë në mbledhjen e radhës. Në fjalë e sipër ai shan këshilltarët e majtë, ‘legena!”

Kryetarja e grupit të PS në Këshill, Klotilda Ferhati ka reaguar duke u shprehur se Topollaj ka shkelur etikën me fjalorin e përdorur.

Ferhati: Fjalori i Topollaj shkel etikën dhe ne duam që Këshilltari PD të mos marrë me fjalën dhe të mbahet qëndrim.

Leonard Olli i PD: Na sulmoni, por nuk na lini te flasim. S’jemi dakord me gjuhën e përdorur, por heqja e fjalës është kthim pas në kohë.

Olli: Ky incident po përdoret për të larguar vëmendjen nga problematikat. Të përdorim standarde të njëjta se edhe Veliaj flet me gjuhë të rëndë.

Albina Nanaj e PDIU: Shqetësim ulja e produktivitetit të Këshillit. Ndjehem e fyer nga ofendimet dhe gjuha e përdorur. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm do degradojë Këshilli. Mbështes nismën e Ferhatit.

Debatet për fjalorin e Topollaj vijuan më tej duke pasur hera herës dhe ngritje zëri mes Ollit e Eridian Salianjit.

Salianji: Nuk mund të lejojmë më që Topollaj të mbajë peng grupin e këshilltarëve të djathtë e të pengojë punën këtu./Tema

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook