Vamos chavales !!! @sefutbol
Aktualitet
Del Lenjani dhe lajme live të tjera
Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Spanjës për ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. Shqipëria e ka nisur në mënyrë fantastike konkurrimin duke regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe mban kreun në Grupin G. Rezultati pozitiv kundër La Rojas i shërben për të mbajtur gjallë ëndrrën për të qenë pjesë e fazave finale të turneut më të madh të futbollit.
LAJME LIVE
Nuk ishte aspak një pjesë e lehtë për Iniestan


Takimi tjetër në Grupin G
Italia është duke fituar me rezultat 0-1 ndaj Maqedonisë.
Takimi i trajnerëve
Julen Lopetegui dhe Gianni De Biasi, por cili do të fitojnë këtë takim, kjo mbetët të shihet në 45 minutat e dytë.

Përfundon pjesa e parë
Pjesa e parë përfundon pa gola 0-0
Pique në rolin e sulmuesit
Por, aty është Ansi Agolli, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45-të.


Diego Costa vazhdon të jetë në kërkim të golit
Por, spanjolli ka qenë i neutralizuar nga mbrojtësit shqiptar.

37′ Posedimi i topit: Shqipëria 27%-73% Spanja

Hysaj po tregon se është një lojtar klasi
Përballja mes Elseid Hysajt dhe Andres Iniestas…

Kërcënimi i parë nga Shqipëria
35′ Odise Roshi provon me një goditje të fortë nga distanca fluturimthi, por topi shkon shumë pranë portës

30′ Shqipëria ende nuk ka gjuajtur në portën e David De Geas, por po bën një lojë të organizuar mirë në mbrojtje dhe mesfushë
Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë takim
25′ Thiago Alcantara është ndëshkuar nga gjyqtari pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Elseid Hysajt


Koke – Vitolo vs Xhaka – Agolli


I lënduari Jordi Alba jep përkrahjen e tij nga Spanja
Vitolos nuk besohet se ajo goditje u mbrojt nga Berisha
Edhe një herë Berisha tregon kualitetet e tij…


18′ Etrit Berisha bën mrekulli, pret goditjen e fortë dhe të saktë të Vitolos në cepin e majtë të portës së tij. Goditja erdhi nga 16 metra.
11′ Spanja shumë afër golit, por goditjen e Kokes nga afërsia e pret portieri Etrit Berisha
10′ Shqipëria rrezikon me anë të një kundërsulmi, por në fund Balaj nuk arrin të godas topin me kokë
Shkallët e stërmbushura të ‘Loro Boriçit’ nuk ndalin dëshirën e madhe për të shikuar Shqipërinë
Tifozë të shumtë edhe në ndërtesat që rrethojnë stadiumin në Shkodër.


5′ Iniciativë e lehtë e Spanjës në pesë minutat e para të takimit
Asnjë vend i lirë në ‘Loro Boriçi’. Atmosfera pritet të jetë e madhe.
1′ Fillon ndeshja
Momente nga intonimi i himneve





Shqipëria dhe Spanja dalin në fushë

Një tjetër fotografi e “Loro Boriç it’ të stërmbushur

‘Loro Boriçi’ i mbushur për takimin ndaj Spanjës




Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu