Lidhu me ne

Kryesore

Edhe Bojaxhi shpall partinë, Muç Nano: Ja ç’duhet të bëjë Blushi

blushi kuvendVendit po i shtohen dy parti të reja.

Deputeti Ben Blushi zyrtarizoi dje në Kuvend largimin e tij dhe të Mimoza Hafizit nga grupi i Partisë Socialiste.

“…Ne largohemi sot (dje) si njerëz të lirë, të cilët besojnë se Rilindja i tradhtoi me ndërgjegje të varfrit dhe shtresën e mesme të këtij vendi, duke marrë vazhdimisht masa që cenojnë jo vetëm besimin e tyre te një rend demokratik, por duke i varfëruar ata edhe më shumë për shkak të masave represive, çnjerëzore, të cilat nuk ishin asnjë ditë reforma, por një eksperiment njerëzor që duhej të ushqente nënshtrimin para detyrimit dhe të testonte poshtërimin e dinjitetit në emër të dëlirit të pushtetit. Rilindja beson se një vend duhet të ketë shumë të varfër dhe pak të pasur, kurse ne besojmë se një vend duhet të ketë sa më pak të varfër, në mënyrë që të ketë më shumë të pasur dhe në këtë çështje ndoshta nuk do jemi kurrë dakord. Rilindja ka zgjedhur të mbrojë pakicën, ne duam të mbrojmë shumicën…”, tha Blushi ndër të tjera.

Po edhe edhe Gjergji Bojaxhi shpalli se do krijojë një parti të re, e cila do quhet “Sfida për Shqipërinë”.

“Unë jam anëtar themelues i lëvizjes dhe nuk jam kryetar i partisë, nuk kam ndërmend të jem kryetar i saj. Absolutisht do ta ndieja veten të nderuar, që në proceset e ardhshme ta përfaqësoja këtë parti. Të gjitha kandidaturat politike që do të nxjerrë ‘Sfida për Shqipërinë’ do të kalojnë një proces ‘një anëtar, një votë’. Kjo do të thotë se nuk mund të jesh një protagonist i lëvizjes, apo kandidat politik, nëse nuk kalon këtë proces”, tha Bojaxhi për “Top Channel”.

Ndërkohë, analisti Mustafa Nano ka disa këshilla për Ben Blushin, në një shkrim të botuar në Mapo.

“Ç’duhet të bëjë Blushi në këto rrethana? Gjëja e parë që duhet të bëjë është që të shkarkohet nga mllefi që është duke bartur. Në kokën e tij ka shumë Edi Rama, e Co., dhe të krijohet përshtypja se s’po e mban vendi vetëm e vetëm që t’u prishë punë këtyre. Duhet ta zbrazë kokën prej tyre. Këta mund të ishin një fiksim për Blushin për sa kohë ai ishte pjesë e PS-së. Tani nuk ka pse të kenë atë rëndësi. E them këtë, ngaqë është ky fiksim ndaj Ramës e Co., që i bën të tjerët ta shohin Blushin si një njeri të mllefosur, dhe kaq. Sidomos kur, për shkak të këtij mllefi, këput ndonjë mufkë, siç ishte ajo që këputi dje. “Saliu i vrau, por dikush i çoi në pritë”, tha ai, duke iu referuar viktimave të 21 janarit. Kjo është gjëja më e çmendur që mund të thuhet, kur flitet për 21 janarin,” shkruan Nano.

“Gjëja e dytë që duhet të bëjë Blushi është të heqë dorë prej protagonizmit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është një nga njerëzit më të fismë atje brenda, por duke u përpjekur të bjerë në sy për mirë në atë delirium, bën të kundërtën, bëhet njësh me të tjerët. Askush nuk mund të bëjë diferencën në këtë vend duke folur nga foltorja e Kuvendit. Ajo foltore është e Sali Berishës. Atij i ka hije. Atij i takon. Ka gati 30 vjet që e ka, tok me të ngjashmit, ku futet edhe Edi Rama. E prandaj, nuk mund të bërtasësh nga ajo foltore se je ndryshe nga të tjerët, të cilët atë foltore e kanë të tyren. Kuvendi i Shqipërisë është sot cepi më i ndyrë i territorit të republikës. E prandaj, Blushi duhet ta lërë mënjanë protagonizmin parlamentar, duhet ta mundë tundimin për t’u ngrënë me ata që janë atje, duke përdorur të njëjtat armë të tyre.

Gjëja e tretë është më e vështira. Gjithnjë, nëse Blushi bie dakord se duhet bërë. Ai duhet të mbledhë rreth vetes një grup njerëzish të fismë. Të gjejë edhe një duzinë njerëzish që kanë qibrën e Mimoza Hafizit. Nuk duhen më shumë”.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook