Lidhu me ne

Aktualitet

Dje ky muhabet…

Autori: Spartak Ngjela

I gjithë korrupsioni shtetëror dhe gjyqësor e ka sot vështrimin e shpresës për mbijetesë, te Gjykata Kushtetuese

Kjo është vetem një logjike e dëshpërimit, dhe jo një realitet.

Por pyetjet janë këto:

A do të ketë kurajë Gjykata Kushtetuese të marrë turpin përsipër për të dalë në mbrojtje të krimit shtetëror shqiptar?

A do të marre përsipër Gjykata Kushtetuese që të gjykojë një padi antiamerikanë dhe kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

Të dyja këto pyetje kanë një pergjigje: pamundësia e Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë një akt antishqiptar qëndron në faktin që Reforma në Drejtësi nuk mund të ndalohet, kurse vetë gjykata implikohet shumë rëndë në histori, dhe patjetër që do te gjykohet rëndë pas dy apo tre muajsh, sepse ndërkombëtarët dhe vetë amerikanët do të denoncojnë komplotin e bashkëpunimit të krimit shtetëror me Gjykatën Kushtetuese. Prandaj Gjykata nuk mund të asgjesojë vetveten.

Reformën shqiptaro-amerikene nuk e ndalon dot askush: as Rusia, as Kina, as ata që shkojnë në Rusi, dhe as ata që shkojnë në Kinë. Naiviteti politik i lidershipëve mediokër të politikës banale të vendeve të botës së tretë, ka bërë që këta gjithmonë të kenë qenë viktima të injorancës së tyre.

Reforma shqiptaro-amerikane që ka marre tani formë kushtetuese, nuk ndalohet dot më nga asnjë forcë e brendshme kriminale në Shqipëri.

Kush nuk kupton dot këtë, dhe vepron kundër kësaj Reforme, i bën keq vetëm vetes dhe jo Reformës.

Kushtetuta shqiptare tani, në funksion të Reformës, ka mbrojtje amerikane të konsakruar. Asnjë forcë e brendshme e inkriminuar në korrupsion nuk ka forcë që ta ndalojë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook