Lidhu me ne

Kritike

“Gjeniu” i çmendurisë sonë

pepushajNga Bledi Lumani

 

Që prej së premtes mbrëma, pothuajse në të gjitha portale shqiptare, qarkullon një intervistë e një djaloshi 15-vjeçar nga Shkodra, që e konsiderojnë si gjeni se ka akses në mirëmbajtjen e Facebook.

Pak javë më parë ai kishte bërë edhe një letër të këndshme, që tregonte realitetin shqiptar.

Një fëmijë i zakonshëm shkodran por që ndryshon nga fëmijët e tjerë nga dëshira e tij për të mësuar gjëra të reja dhe sidomos për të krijuar.

Nilidoni është shumë i aftë në përdorimin e kompjuterit, aq sa stafi i rrjetit më të madh social, Facebook, e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar dhe tashmë ai ka akses në mirëmbajtjen e këtij rrjeti”.

Kështu thuhet në tekstin që e gjen pothuajse në të gjitha portalet dhe që përshkruan “gjeniun” 15-vjeçar Nilidon Pepushaj.

Por çmenduria më e madhe e të konsideruarit si “gjeni” e një të riu të talentuar, nuk qendron këtu.

Në të gjitha portalet që e kanë pasquruar intervistën e tij, si titull është vendosur se çfarë mendon “gjeniu” për Ramën, Berishën, Bashën e Metën.

Nëse do të kishin pyetur p.sh Barack Obaman se çfarë mendon për Ramën, Berishën, Bashën e Metën, edhe mund ta mirëkuptoja këtë pasqyrim të shumëfishuar në portalet shqiptare.

Por të pyesësh një 15-vjeçar se çfarë mendon për politikanët shqiptarë dhe ta pasqyrosh si një nga lajmet e ditës, është thjesht çmenduri.

Një 15-vjeçar, edhe gjeniu më i madh qoftë në këtë dynja, mund ta pyesësh për shumë gjëra: shkollën, ëndrrat, ambiciet, modelet që ka në jetë etj, etj.

Në rastin e “gjeniut” tonë, e kishin pyetur edhe për politikën.

Duke qenë se më dilte ngado, e dëgjova për kuriozitet pjesën ku ai jepte mendimin për politikanët.

Djaloshi u vu pak në siklet kur e pyetën dhe bëri disa përcaktime naïve. Nuk tha asgjë të veçantë, të meritonte titujt e gjithë portaleve.

Dhe është normale, nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi ai është thjesht një 15-vjeçar, moshë në të cilën është e pamundur të arrish pjekurinë e të menduarit.

Por edhe nëse do të kishte thënë ndonjë përcaktim brilant për politikanët tanë, kujt i intereson se çfarë tha ai!

Ai është një adoleshent i talentuar në fushën e teknologjisë dhe për këtë ishte thirrur të fliste në emision.

Për këtë duhet ta përmendim, dhe pse jo, të jemi edhe krenar për një të ri shqiptar që ka akses në rrjetin më të madh në botë.

Nilidoni mund të pasqyrohet si një shembull i mirë për të rinjtë dhe për shoqërinë shqiptare, e cila mund të jetë e aftë të nxjerrë edhe të rinj kaq të mirë.

Pastaj për Ramën, Berishën, Bashën e Metën, mjafton çmenduria e bombardimit me fjalimet dhe “bëmat” e tyre nga mëngjesi në darkë, e televizioneve dhe portaleve.

Nuk është nevoja të detyroni edhe fëmijët tani të flasin për ta dhe pastaj të bëni lajm se çfarë mendojnë për të “shtrenjtit” politikanë.

Nuk është serioze!

Shënim: Poshtë është edhe video e “gjeniut”, që flet për Berishën, Ramën, Metën e Bashën.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook