Lidhu me ne

Kryesore

Të punosh nga shtëpia, ja arsyet pse një ide e tillë duhet mbështetur

Mid adult woman sitting on floor, leaning on sofa, talking on, using laptop, side view

Fleksibiliteti rrit produktivitetin dhe ul nivelin e stresit dhe kjo gjë është e vërtetuar shkencërisht.

Për dekada të tëra është diskutuar fakti nëse punonjësit duhet të lejohen që të punojnë nga shtëpia apo jo dhe nëse një gjë e tillë ndikonte në lumturinë e tyre dhe mbi të gjitha, në rritjen e rendimentit. Ndërsa të tjerë e shikojnë të punuarit nga shtëpia si parimisht të suksesshme, por pa rezultat sepse mundësitë për t’u shpërqendruar dhe për t’u marrë me gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me punën janë të shumta. Pra një çështje e tillë i ka të dyja anët e medaljes.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat e përkrahin teorinë se të punuarit nga shtëpia ndikon në rritjen e rendimentit:

Punonjës më të lumtur

Sipas një sondazhi të kryer nga Global Workplace Analytics, në një grup prej  1,500 punonjësish, 37 për qind e tyre do të kursenin më shumë po të punonin nga shtëpia dhe ishin dakord që më mirë të punonin nga shtëpia sesa të përfitonin rritje rroge.

Ndikimi i drejtpërdrejtë në mjedis

Nëse punonjësit do të punonin nga shtëpia, avantazhi më i madh do të ishte zvogëlimi i letrave që harxhohen për të bërë prezantime, raporte apo analiza të ndryshme, sepse komunikimi do të bëhej me e-mail dhe me telefon.

Më pak stres

Në ditët e sotme, stresi që shkaktohet në ambientet e punës po shtohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë është kthyer në një problem shumë të rëndësishëm. Prandaj të punuarit nga shtëpia mbase është zgjidhja e duhur. Duke shmangur stresin dhe lodhjen mendore të shkaktuar në ambientet e punës, të punuarit nga shtëpia do të ndikonte në rritje të produktivitetit sepse punonjësit do të ishin më të qetë.

Ndihmesë shumë e madhe

Edhe pse nuk është gjëja e duhur, në ditët e sotme një pjesë e madhe njerëzish merren me shumë gjëra njëkohësisht. Puna, fëmijët, familja, probleme të ndryshme, etj., prandaj të punuarit nga shtëpia është një ndihmesë shumë e madhe për këdo, sepse nëse arrin të përfundosh shpejt një detyrë të caktuar, mund të marrësh fëmijët nga shkolla, etj. Pra të punuarit nga shtëpia ndihmon shumë edhe në balancimin e mirë të jetës profesionale me atë personale.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook