Lidhu me ne

Temporal

A “rrëzoi” Trump edhe mediat tradicionale?/ Nga Blendi FEVZIU

A “rrëzoi” Trump edhe mediat tradicionale?/ Nga Blendi FEVZIU

Donald Trump është zgjedhur Presidenti i 45 i SHBA, duke hapur një debat jo vetëm për atë se si dhe përse votuan amerikanët, por edhe për atë se si do të jetë bota pas kësaj zgjedhjeje.

Nuk dua të ndalem në debatin se çfarë mund të sjellë Trump në politikë, çfarë përfaqëson ai dhe si do jetë presidenca e tij në raport me premtimet e bëra.

As me debatin se si arriti një njeri i vetëm që me shumicën e krerëve të partisë kundër, me mediat, me elitën amerikane e madje edhe me përfaqësuesit e bizneseve të mëdha në anën e kundërshtares së tij, të sigurojë votën e amerikanëve. Padyshim që këtu është një sistem i tërë që është rrëzuar dhe Tramp ka një meritë jo të vogël për këtë.

Dua të ndalem vetëm në një aspekt që lidhet me mediat dhe raportin që ato po krijojnë sot me rrjetet sociale.

Trump ishte i pari kandidat në historinë e zgjedhjeve amerikane që kishte kundër më shumë se 90 % të mediave.

Trump ishte i pari kandidat në historinë e Amerikës që detyroi pjesën më të madhe të gazetave dhe revistave amerikane që t’ju bëjnë thirrje hapur lexuesve të tyre të votojnë kundër tij.

 

Trump ishte i pari kandidat në historinë e Amerikës që pati thuajse kundër gjithë figurat e mëdha mediatike dhe jo vetëm. Elita e ekraneve dhe gazetave u deklarua kundër tij, duke krijuar përshtypjen se me të s’kishte mbetur më askush.

Dhe Trump fitoi.

Në një analizë që BBC bënte në fundjavë, nënvizohej fakti që sistemi analitik i Facebook, deklaronte se më shumë se sa shkrimet e mediave kryesore kundër Tramp ishin lexuar postimet dhe statuset e zakonshme pro tij. Se lajmet disa herë false dhe të ekzaltuara pro kandidatit kishin qenë më të preferuara se sa analizat e komentatorëve më të mirë të Amerikës.

Pra, statuset e thjeshta dhe postimet pa ndonjë emër të madh kishin dominuar mbi mediat tradicionale dhe shumë serioze amerikane.

Zuckenberg u shfaq edhe vetë në një takim të premten e shkuar për të sqaruar se ky është një sistem që nuk mund të kontrollohet, është një platformë lirie, që ka nevojë për përmirësime, por që funksionon si e tillë. Ai ju përgjigj në këtë mënyrë akuzave se indirekt kishte ndihmuar Trampin dhe qëndrimi i tij është i vërtetë.

Një ditë më pas, të shtunën në mesditë, Michael Moor, regjisori i famshëm i dokumentarëve politikë, vendosi të testojë mënyrën e funksionimit të këtij sistemi. Me celularin e tij, ai u afrua në protestën kundër Tramp përballë “Trump Tower” në 5.Avenue.

Moor transmetoi për 1 orë e 26 minuta live në Facebook, në aplikimin Facebook Live, gjithçka që ndodhte aty. Ai u bë vetë protagonist, duke tentuar të hynte dhe të takonte pa sukses Presidentin e zgjedhur. Më pas, foli me qytetarë që kishin votuar pro apo kundër Trumpit.

Sipas CNN, transmetimi i tij ishte ndjekur në Facebook nga 1.7 milionë njerëz, që është një rekord. Pa llogaritur që ai u ripostua nga shumë media të mëdha.

A janë këto dy shembuj të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se ka ndryshuar raporti mediatik në botë dhe se mediat tradicionale janë sot nën një trysni tjetër, nën atë të rrjeteve sociale?

Besoj se po. Megjithëse rasti “Trump”, është vetëm fillimi për të parë se ku do shkojë ky revolucion dhe sa gjëra do të ndryshojë ai. /Opinion.al/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook