Lidhu me ne

Kryesore

Ermal Mamaqi rrëfen vuajtjet

Video/ Kur Ermali me prindërit shkoi në shtëpin e Amit për ti kërkuar dorën, aty ndodh diçka …

ermalii

Ermal Mamaqi ka rrëfyer sot në “Zonë e Lirë” një momente të jetës së tij personale me Amin. Ai ka treguar momentin pikant ku bashkë me prindërit e tij kanë shkuar në shtëpinë e Amit për ti kërkuar dorën.

“Merr shampanjën për ta hap Ami dhe, kur ja këput ky Drini (babai i Ermalit), e i thotë, Amarda mos e hap atë shampanjë, ngelën të gjithë, thamë u prish fejesa, vjehrri me vjehrrën thanë po ky ç’pati tani, dhe Ami shtangu me shampanjën në dorë, hë i thamë ne çke, unë nuk po shoh gotat këtu na tha ai”, ka treguar kështu mes batutave Ermali këtë moment të veçantë nga jeta e tij.

mamaqi

Drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” rrëfen për jetën e tij dhe peripecitë që ka kaluar.

Veç të tjerash ai ka thënë se prindërit i konsideron heronjë. Më tej Ermali ka rrëfyer edhe një moment vështirësie kur i pushuan mamanë nga puna, shkruan opinion.al.

Mamaqi tregon se doli të shiste në rrugë në moshën 12 vjeçare për të larë borxhet e familjes, pasi të ëmën e pushuan nga puna.

“I kam thënë mamasë që ti nuk do punosh kurr pastruese. Unë do lë shkollën e do të shkoj të shesë”.

Kështu në moshën 12 vjeçare Ermali ka shitur paketa cigare pasditve, por ndërkohë ai vaszhdonte edhe shkollën. Ai rrëfen se kishte disa gjëra në kuti dhe rinte gjithë ditën që ti shiste në anë të rrugës.

“Fillova në shisja në rrugë gjera të vogla, ndërsa më pas nisa të shisja edhe kafe.

Kisha marrë një vendim për të larë të gjitha borxhet e familjes”, shprehet Mamaqi./opinion.al

Video/ Ermal Mamaqi: Hanim zift për çamçakëz !

mamamqi

 

Në një rrëfim të pazakontë siç e ka quajtur edhe moderatori i emisionit Zonë e Lirë, Arjan Çani, Ermal Mamaqi sot një nga showman-t më të suksesshëm ka rrëfyer gjithë vështirësitë e jetës së tij në fëmijëri. Ai ka treguar për kushtet e vështira ekonomike dhe varfërinë. I lindur në vitin 1982 Mamaqi i konsideron ato vite si “tmerr”

“Tmerr o ça i vështirë, merrnim çamçakëzin dhe e mbanim 1 javë në gotë, ngaqë nuk kishte. Po zift ke ngrënë ndonjëherë ti, për çamçakëz, hanim zift për çamçakëz”, ju drejtua Çanit. “Kemi qenë një familje si gjithë të tjerët”, thotë Mamaqi.

Po ashtu ai nuk harron të tregoi se njerëzit në atë kohë laheshin vetëm një herë në javë.

Ermal Mamaqi rrëfen vuajtjet: Kam fjetur 18 vite në kuzhinë me vëllain

mamamqi

I ftuari i parë sot në studion e Arjan Çanit në emisionin “Zonë e Lirë” ka qënë Ermal Mamaqi. Mes shumë batutave ai ka folur edhe për jetën e tij personale në të kaluarën e tij. Mamamqi ka rrëfyer jetën e vështirë ekonomike në fëmijëri, shkruan opinion.al.

Mes të tjerave ai ka thënë se në 18 vite të jetës së tij ka fjetur në kuzhinë së bashku me vëllain. Më tej ai tha se këto vështirësi e kanë bërë shumë të ndjeshëm ndaj zhurmës. Pa asnjë kompleks duke e shoqëruar edhe me batuta Ermali ka rrëfyer në emision edhe vështirësi të tjera. Ai tha se në atë kohë si të gjithë laheshin një ditë të javës “Ne e kishim të shtunën, laheshim të gjithë”, është shprehur Mamaqi./opinion.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook