Lidhu me ne

Kryesore

Andrea shkroi 22 libra dhe shahet sot nga njerëz që nuk kanë lexuar 22 faqe në jetë.

kreshnik-spahiu16-800x445

Nga Kreshnik Spahiu*

Gazetari Andrea Stefani vdiq në varfëri dhe jetoi deri ditën qē ndërroi jetë në një apartament 1+1 guzhinë tek rruga Elbasanit.

Çuditërisht komentuesit në rrjete sociale shpërthyen me sharje dhe baltojsje thjesht nga një mesazh ngushëllimi që publikova për njeriun me të cilin punova rreth 5 vite në programin amerikan USAID.

Prej 7 vitesh nuk e kisha takuar sepse Andrea ishte një nga opozitarët kundër Aleancës Kuqezi dhe kritik i ashpër i imi dhe i së djathtës. Gjithsesi gazetari Andrea Stefani meritonte respekt për karierën e tij të shkëlqyer. Andrea shkroi 22 libra dhe shahet sot nga njerëz që nuk kanë lexuar 22 faqe në jetë.

Andrea njihte 4 gjuhë të huaja dhe baltoset nga analfabet të shqipes. Andrea shkroi qindra analiza ekonomike dhe ofendohet nga ata që nuk njohin tabelën e shumzimit. Andrea ishte gazetari më i vlerësuar nga SHBA dhe BE por sot pështyhet nga njerëz që mbjellin hashash.

Andrea në jetën e tij të shkurtër as nuk vrau dhe as nuk vodhi por ishte rrogtar dhe vdiq në modestinë e një profesionisti. Më kritikoi për shumē vite mua dhe dhjetra politikanë të cilët kemi bërë më shumë gabime se Andrea që nuk pati kurrë një karrige pushteti. Andrea iku por pas la shumë mllef tek ata që nuk kuptojnë që kemi lind si njerëz të lirë dhe e vetmja e drejtë është fjala.

Andrea iku por pa u varrosur iu hodh shumē baltë nga ata që nuk kuptuan kurrë se Shqipërisë nuk i vjen e keqja nga fjala dhe kritikat nuk janë kurrë të dëmshme. Më fal o miku im që u largove nga kjo botë dhe s’të falenderova kurrë për opozitën e (pa)drejtëtë që më bëre sepse e drejta nuk është e vërteta absolute e askujt.

Lamtumirē Andrea nga Shqipëria e cila vazhdon të poshtëroj edhe të vdekurit ende pa u varrosur. Më vjen keq Andrea që ike nga kjo botë dhe nuk kuptove që shqiptarin e vret fjala, andaj prit baltën nga një popull i pafe që prishi kisha dhe xhamija. U prefsh në paqe; pasi ju largove ferrit…..

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook