Lidhu me ne

Kryesore

Letërkëmbimi mes Nolit e Konicës: Jetë e padurueshme, as verë, as vajza

Studiuesi i njohur Agron Alibali ka bërë dy zbulime të bujshme për Faik Konicën në 74 vjetorin e vdekjes së tij. I pari lidhet me gjetjen e 276 librave të bibliotekës personale dhe i dyti me gjetjen e arkivit të plotë të legatës shqiptare në Washingtion, që të dyja të konsideruara ta zhdukura që nga momenti që Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942.

Por ndërsa librat janë bërë pjesë tashmë e bibliotekës Kombëtare, arkivi i Legatës që ndodhet në Romë pret riatdhesimin pas procedurave. Mbi bazën e një pune prej dy dekadash, Alibali tashmë të gjithë studimin e tij e ka përfshirë në një libër me titull “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”. Kushdo që e njeh sado pak veprën e Konicës do të ketë menduar se pas disa studimeve që janë botuar për të, nuk mund të kishte më të reja për figurën e tij.

Por Alibali e ka përmbysur këtë supozim. Fakte të reja, dëshmi, dokumente, fotografi dhe natyrisht biblioteka dhe arkiva e Legatës janë baza e studimit të Alibalit duke sjellë një Konicë në një dimension krejt të panjohur. I ftuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Alibali bëri publike për herë të parë një pjesë të tyre.

Si arkivi i Legatës dhe biblioteka personale e Konicës kanë plotësuar njëra-tjetrën në studimin e Alibalit. Po si ra Alibali në gjurmë të bibliotekës? Gjatë emisionit të gazetarit Qafoku ai tregoi se ndihmën kryesore për këtë e ka dhënë Pol Athanas, djali i biznesmenit shqiptaro-amerikan Antoni Athanas i cili ndërroi jetë vite më parë. Sipas Alibalit, librat ndodheshin në ambientet e shtëpisë së familjes Athanas në Boston.

“Pol u tregua shumë i gatshëm për të plotësuar amanetin e Konicës që biblioteka të bëhej pjesë e bibliotekës Kombëtare pas vdekjes së tij”, tha Alibali.

Kjo i ka shërbyer shumë Alibalit edhe në studimin e tij ku një vend të rëndësishëm zë i gjithë aktiviteti i tij diplomatik e deri tek marrëdhëniet me armikun dhe mikun e tij Fan Noli.

Alibali ka zbuluar edhe një letërkëmbim unikal mes tyre me çështje dhe tema nga ato patriotike e deri te ankesa se “nuk po gjenin vajza për qejf” .

Arkivi i Legatës, një thesar

Por edhe më e vështirë ka qenë gjetja e arkivit të Legatës Shqiptare në Washington. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939 Legata u suprimua dhe askush nuk dinte se çfarë ishte bërë me arkivin. E vetmja e dhënë ishte një deklaratë e Kostë Çekrezit, historianit shqiptar-amerikan, i cili e akuzonte Konicën se këtë arkiv e kishte shitur te italianët. Studiuesi Alibali ka bërë një punë ekstra duke bashkëpunuar edhe me historianin e njohur Pëllumb Xhufi. Dhe pas shumë kontaktesh, Alibali bën zbulimin e bujshëm: 6 dosje me dokumentet te Legatës shqiptare ndodhen në arkivin e shtetit në Romë. Madje sipas ligjeve ndërkombëtare këto dosjet janë pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë duhet të kthehen në arkivat tonë. Pikërisht aty është bërë edhe pjesë me rëndësishme studimore e librit.

Thënie të Konicës e të tjerëve për të në librin “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”

“Kam hyrë në shërbimin diplomatik  tetë vjet më parë vetëm si gjest paqtimi, për të tërhequr rreth qeverisë nacionalistët dhe intelektualët shqiptarë të pakënaqur, të cilët deri atëherë ishin mënjanuar nga shërbimet publike të shtetit shqiptar. Unë, pra, me të drejtë nuk mund të konsiderohem si diplomat profesionist”.

Faik Konica, 1930. SHBA.

“Mendoj se më keni ngatërruar me vëllanë tim: në moshën 19-vjeçare, ai (Mehmeti) hyri në shërbimin diplomatik të ish-Perandorisë Turke, pjesë e të cilës ishte edhe Shqipëria. Më pas kaloi në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe ka më shumë më te të drejtë të merret në konsideratë për tu anëtarësuar ai në Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare”.

Faik Konica, 1930. SHBA.

“Është e vërtetë që Faik Konica përfaqëson një nga vendet më të panjohura në botë, por ai është bërë njëri nga diplomatët më të shquar në Washington”.

Gazeta amerikane “Constitution Tribune”, 1933.

“I kam parë dy numrat e parë të Albanisë dhe mbaj mend këshillën që të dhashë në një nga letrat e mia: Kërko para vetëm për punë”. Fan Noli

“Këtu jeta është e padurueshme: Nuk ka as verë, as shokë e as vajza për qef. Anëtarët e Vatrës më janë qepur pas dhe duan të më zënë vendin. Me katandinë në vend të huaj, me vëllain e syrgjynuar në Kavallë, me nënë e kunatën dhe dy motrat vejusha, si dhe me një duzinë e gjysmë fëmijë në shtëpi, pa asnjë burrë për t’i mbrojtur, unë jam vërtetë shumë i mërzitur.

Fan Noli letër për Faik Konicën. Dhjetor 1915, SHBA.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook