Lidhu me ne

Aktualitet

“Babagjyshi i Vitit të Ri”, e ka zbutur zemrën

Kryeministri deklaroi sot në komunikimin e tij javor se qeveria do të falë kamatëvonesat e energjisë elektrike për pensionistët. Kryeministri ka bërë të ditur madje se i kanë dhënë uratën për këtë akt, që bën pjesë në atë që quhet paketa e solidaritetit, e cila konsiston në falje dhe shpërblime për shtresat në nevojë.

“Dua t’i falenderoj të gjithë ata që më kanë përcjellë përmes mesazheve uratën e tyre për paketën e solidaritetit. Mirëkuptimi i arsyeshëm nga pesnionistët është për mua dhuarata më e mirë për këtë fundvit. Siç ju lajmërova ka ende më. Për ata që me mirëkptimin që u kthyen nga debitor në kontributor për sektorin e energjisë. Pë ata që 1260 mijë kontributor aktiv që kanë nëshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatvonesës, 66539 janë konsumatorë pensionist, me ndihme ekonomike apo me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1200 lekë në muaj, 59461 janë konsumator të tjerë familjarë vlerësohen sot për statusin e qytetarit të mirë duke paguar rregullisht kestin. Për 66539 personat do të zerohen të gjitha kamatvonesat kundrejt një pagese simbolike 20 lekë. Vlera që heq dorë nga borxhet e këqija është 95 mln dollar. 59461 familjarët kamat vonesat do të reduktohen 80%, vlera që heq shteti është 60 mln dollar. Kjo % është e njëjtë për ata që i paguan menjëherë”, tha kryeministri.

Këto dhuarata për Vit të Ri shpërndahen sot nga kryeministri bashkë me premtimin për rritje rrogash e pensionesh në vitin 2017. I cili është një vit elektroal. Natyrisht Edi Ramës dhe ministrave të vet pak u intereson nëse dikush do të thotë se këto janë lëvizje elektorale, që synojnë të ndikojnë te vota. Qeveria do të thotë se janë shpërblim i reformave. Vetëm se ka një memorie në këtë drejtim. Në vitin 2014, pra një vit pas ardhjes në pushtet të socialistëve, kryeministri ishte i prerë në mosfaljen e kamatëvonesave, duke kundërshtuar madje me tezën se paguesit më të rregullt janë pensionistët. Sot diçka ka ndryshuar, se çfarë nuk dihet. Më poshtë deklarat e Ramës në vitin 2014:

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook