Lidhu me ne

Kryesore

Tramezzani para largimit: Shqiptarët më mësuan krenarinë

tramezzani-1Ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares: Ju falënderoj me zemër, mora më shumë nga ajo që dhashë

 

Ish-zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, tashmë trajneri i ri i Luganos, ka folur në lidhje me aventurën e tij në vendin tonë, të cilën e ka konsideruar mjaft të suksesshme. Në një intervistë të fundit dhënë nga aeroporti “Nënë Tereza”, para se të nisej drejt Zvicrës, tekniku ka falënderuar shqiptarët për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe ku ai ka qenë pjesë e kuqezinjve.

Si do ta cilësonit vitet e kaluara në stafin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit?

5 vjet me shumë suksese, i kam jetuar në mënyrë shumë intensive, shumë profesionale, duke kërkuar të jap maksimumin për Gianni-n, duke u vënë në shërbim të tij dhe të Federatës. Ishte një punë shumë impenjative, në fillim shumë e vështirë, por jam shumë i kënaqur për atë që ja kemi dalë të bëjmë për Kombëtaren Shqiptare, si dhe për atë që ju dhamë dhe transmetuam tifozëve dhe gjithë popullit.

Po në lidhje me bashkëpunimin, që keni pasur me trajnerin e kuqezinjve, Gianni de Biasi?

Ishte eksperienca e punës më e bukur dhe më e rëndësishme e jetës time, besoj se nëse sot arrita të vendosem në këtë situatë të favorshme, është pikërisht pasi pranë tij kam mësuar shumë, kam patur mundësinë për t’u rritur dhe për t’u përballur me gjërat, do të ruaj gjithnjë atë që më dha në aspektin futbollistin, në këndvështrimin e ndjenjave dhe miqësia, dhe mbi të gjitha në këndvështrimin e raportit që kemi patur pasi mund të them që deri në këtë moment është personi më i rëndësishëm që kam gjetur në botën e futbollit.

Ju, Bushi e Bogdani po nisni në të njëjtën kohë karrierën si trajnerë të parë…

Po është dhe Bulku që ka qenë pjesë e këtij stafi, dhe ka qenë fat për ne që kemi patur mundësinë t’i qëndrojmë pranë në këto vjet dhe të jemi përkrah tij. Besoj se çdonjëri prej nesh ka dhënë diçka, një kontribut për të transmetuar atë që ai kishte brenda tij.

Keni ndonjë lojtar të preferuar të përfaqësuese që dëshironi ta merrni në te skuadra juaj e re Lugano?

Të ishte për mua do t’i merrja të gjithë. Jam kaq shumë i lidhur me këta djem me të cilët kam ndërtuar një raport të rëndësishëm këto vjet, ndaj nuk mund të zgjedh një. Janë të gjithë në zemrën time, por është e qartë se në këtë moment duhet të arsyetoj në interesin e një klubi që më dha këtë mundësi dhe prioriteti është të vazhdoj eksperiencën që kam bërë këtu në një tjetër realitet.

Cili është mesazhi juaj nëse keni për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Më keni mësuar se çfarë do të thotë të vuash në jetë, më mësuat se çfarë do të thotë të jesh krenar për atë që bën. Më bëtë të ndihem njëri prej jush. Kam marrë shumë më tepër se ajo që kam dhënë në këtë aspekt. Iki me kënaqësinë se kam kontribuar për të bërë të lumtur një popull të tërë, i cili meritonte t’i përjetonte emocionet që i dha skuadra.

E mendoni në të ardhmen sërish një rikthim në vendin tonë?

Nuk e di çfarë mund të ndodhë pas disa vitesh, në jetë jam mësuar të punoj çdo ditë pa menduar shumë se çfarë mund të ndodhë dhe çfarë mund të të rezervojë jeta. Jam mirënjohës që kam mundur të përjetoj 5 vjet këtë eksperiencë në këtë vend dhe të njoh direkt këtë popull që më parë nuk e njihja. Do t’i mbaj me vete këto ndjenja dhe kjo është një lidhje që do të zgjasë gjithë jetën.

Fjalët tuaja të fundit për shqiptarët para se të largoheni edhe fizikisht…

T’i falënderoj, t’i falënderoj me zemër, sepse bënë vërtet shumë, si dashuri dhe si afeksion kam marrë shumë, dhe është diçka e bukur të punosh kështu.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook