Lidhu me ne

Kryesore

Nuk janë vitra, janë taksat tona

Nuk janë vitra, janë taksat tona

Veriu i Shqipërisë ka një shprehje, “të ndash paret si pare vitri”. Për ata që nuk e dinë, vitra ose fitri është një lloj lëmoshe që u jepet njerëzve të vobektë gjatë muajit të Ramazanit.

Ka disa ditë që qeveria jonë—Kryeministri ynë dhe, me rradhë, sozitë e tij ministra, deputetë, drejtorë, drejtues vendore—po trumbetojnë me forcë dhe krenari, televizion me televizion, Facebook, Twitter e kudo faktin që qeveria këtë fundviti po u jep pensionistëve shpërblim (edhe ky duhet të jetë më i madhi në 25 vjet si çdo gjë tjetër), po u rrit rrogat administratës dhe mësuesve, ndërkohe që për këta të fundit po mendohet dhe ende nuk ka vendosur nëse do t’u japë shpërblim fundviti apo jo.

Krahas kësaj, Bashkia Tiranë, e cila natyrisht “ka veç punë dhe jo llafe”, po lodhet për ditë duke u kujtuar qytetarëve se duhet të dhurojnë, ndihmojnë qendrat sociale për të moshuarit, fëmijët dhe nevojtarët dhe si me ndihmën e ddhuruesve po hap mensat sociale dhe po ndan pako ushqimore për familjet në nevojë.

Parë në ndikimin e menjëhershëm, këto veprime duhet të përshëndeten, sepse ato ndihmojnë njerëz në nevojë dhe për ta të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm.

Por, pas shkëlqimit të buzëqeshjeve plot mirësi, nuk duhet të harrojme që kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, jane zgjedhur nga ne dhe paguhen me paratë tona për të krijuar kushte dhe shërbime që përmirësojnë jetën e çdo qytetari në kët vend, i pasur apo i varfër.

Ata nuk i paguajmë qe të bëjnë bamirësi apo të na tregojnë se ku, kujt dhe si duhet të bëjmë bamirësi. I paguajmë të punojnë dhe mirëadministrojnë paratë tona për t’i kthyer ato në mirëqenie ekonomike dhe shërbime në përfitim të të gjithë qytetareve, të pasur e të varfër.

Ne nuk e kemi punësuar kryeministrin, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e tij që me “shpirt bamirës” të shpërndajnë paratë e taksave tona si “pare vitri” dhe as të na kërkojnë llogari që bëhemi solidare apo bëjmë bamirësi.

Solidariteti dhe bamirësia kërkojnë përunjësi, ndërgjegje dhe përgjegjshmëri dhe këtë nuk mund ta predikojë një qeverisje arrogante, e papërgjegjshme dhe tinzare, e cila në vend të bëjë punën për të cilën paguhet, preferon të bejë bamirësin e qytetarëve me paratë e qytetarëve dhe këtë t’ua përplasë fytyrës çdo ditë deri më 18 qershor./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook