Lidhu me ne

Aktualitet

Plani i ndërtimeve “Tirana 030”, plani tjetër i shkatërrimit të saj

Lavdosh Ferruni

Më 29 Dhjetor 2016 Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton Planin e Përgjithshëm Vendor TR030. Është një plan në thelb i gabuar dhe do bënte sens që të shtyhej për miratim në 29 Dhjetor 2017. Për Tiranën duhet një plan alternativ veç këtij të paraqitur. Ky plan alternative mungon. Më pas duhet bërë zgjedhja e planit më të mirë pas një diskutimi intensiv në publik. Një plan i gabuar i Tiranës është një shkatërrim i perspektivës së zhvillimit të gjithë vendit. Tani jemi tek plani i gabuar.

Dy fjalë për rolin e publikut në vendimmarrje dhe rasti për Planin e Tiranës

Informimi i publikut dhe pjesëmarrja në vendimmarrje si dhe e drejta e tij për t’ju drejtuar Gjykatës, të formalizuara në Konventën e Aahrusit, ratifikuar ne 2001 dhe nga Kuvendi Shqipërisë, ka ardhur ne axhendën politike ndërkombëtare si nevojë e kapjes në mënyrë të shpejtë në dekadat e fundit të vendimmarrjeve prej lobeve oligarkike, në dëm të komuniteteve dhe mjedisit. Pra vetë politika e vendeve të zhvilluara e ka kërkuar referencën e publikut, pikërisht për të balancuar influencën e fortë e dominante të oligarkive e multinacioanaleve. Në Shqipëri referimi tek publiku bëhet në minimumin e mundshëm formal, duke plotësuar disa letra me firma nga pjesëmarrës (përgjithësisht staf i institucionit), pra thjesht për të pasur një dokument. (Mund të përmendim këtu së fundi letrat skandaloze për HEC-et në Valbonë e Vjosë, për inceneratorët etj., etj.) Ndërsa thelbi i konventës është që komunikimi me publikun duhet të nxitet vetë nga vendimmarrësit, e jo të reagohet vetëm nëse ka ndonjë protestë. Pra vendimi i marrë duhet të jetë në një kah me vektorin e mendimit të publikut. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme sot, kur publiku falë zhvillimit të teknologjive dixhitale është një publik shumë më i informuar se dekada më parë. Në këtë plan të Tiranës, plani Tirana 030 në drejtim të informimit kemi hapa prapa edhe me planet e viteve 2011 – 2013, që patën publikime në sheshin Skënderbe, në salla me makete e hapur për vizitorë, publikime në internet dhe debate televizive. Ndërkohë situata me qytetin është më kritike se vitet e shkuara.

Pse është plan klientelist

Plani Tirana 030 dukshëm ka një objektiv afatshkurtër negativ të pakorrigjueshëm dhe një objektiv pozitiv afatgjatë të korrigjueshëm (që lehtë mund të kthehet në negative, nga pasuesit në pushtet). Objektivi i pyllit orbital, i cili redukton drastikisht zgjerimin e pakufizuar të Tiranës është në të mirë jo vetëm të Tiranës së madhe por dhe gjithë Shqipërisë, për arsye se burimet natyrore që mund të përdoren për të prodhuar të mira materiale në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit në këtë territor janë mjaft të kufizuara. Kjo politikë kufizuese për zënie territoresh me ndërtime ekspansioniste në periferi të Tiranës mund të inkurajoj banorët kudo në Shqipëri të investojnë në hapësira të rretheve të tjera duke kontribuar në një zhvillim hapësinor më të barabartë.

Objektivi afatshkurtër me efekt negativ të pakorrigjueshëm është intensifikimi i qytetit të Tiranës. Aktualisht qyteti i Tiranës ka dendësinë e banorëve për km2, 15.000 banorë për km2, që është gati 4 herë më e lartë se ç’është në kryeqytete të Europës me 4-5 mijë banorë për km2. Plani Tirana 030 i mëshon idesë për të ndërtuar për të akomoduar 1.2 milion banorë në Tiranë, që do të thotë 30.000 banorë për km2 , ose gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë të jetoj në 0.14% të territorit të vendit. Dhe kjo do të realizohet duke rritur, nuk dihet se sa, katet e ndërtimeve,  pra një Tiranë me kulla. Kjo është një vendimmarrje krejtësisht klienteliste. Ideja e ngritjes në lartësi është kritikuar qysh në debatet publike në vitet 2001-2002. U duk sikur pati një tërheqje, saqë edhe në 2013 u vu kufizim 8-9 kate në Tiranë, duket edhe për efekt të rekomandimeve të sizmiologëve. Në vitin 2012- 2013 bashkë me konsulentin urbanistik të z.Rama, Artan Shkreli i kemi mëshuar planit alternativ, 0 ndërtime në Tiranë (pra të këtë vetëm një plan rikonstruksioni për Tiranën) Tash me planin “Tirana 030” po rikthehet projekti i Tiranës në ngritje në lartësi. Ide e”guximshme” për ta bërë Tiranën si Hong Kong apo Singapor. Natyrisht nuk merret parasysh ndotja më e madhe që pritet, si rrjedhojë e dendësisë më të madhe të popullsisë, ngjeshjes së pashmangshëm të trafikut, etj.) Nuk merret parasysh punësimi, ku perspektiva e “industrisë së “call center” apo “fason” është krejt e pasigurt etj. Përfitues janë një grusht njerëzish që do merren me tenderë ndërtimesh, sa kohë që akoma raporti i çmimit të shitjes me koston e ndërtimit në Tiranë është i madh. Pra flitet për fitime, jo për vizion.

“Shekulli”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook