Lidhu me ne

Aktualitet

Hajde deputet….online

PD, Basha fton qytetarët që të propozojnë kandidatin e tyre për deputet

Partia Demokratike ka nisur një proces të hapur për përzgjedhjen e kadidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë.

Në faqen zyrtare të PD-së, secili mund të propozojë kandidaturën e tij. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkroi në Facebook se ka ardhur koha që pushteti të kthehet te njerëzit dhe se partia e tij do t’i prijë këtij ndryshimi.

“Sot në Shqipëri një grusht i vogël njerëzish kontrollojnë pasuritë dhe gjithë pushtetin politik e ekonomik të vendit, ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër. Pushteti i premtohet gjithmonë shumicës, por përfundon gjithmonë në duart e pakicës. Miliona shqiptarë të thjeshtë kanë qenë dhe mbeten të braktisur. Për ta dyert e mundësive, të përparimit dhe të pasurimit janë të mbyllura. Zëri i tyre nuk dëgjohet, të drejtat e tyre nëpërkëmben. Përballë mjerimit dhe dëshpërimit të njerëzve politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje, por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazhe. Pas fasadave politikanët vazhduan t’i shërbejnë vetes, klientëve dhe miqve, ndërsa populli mbeti i harruar. Por sot, njerëzit po gjejnë forcën dhe po kërkojnë zgjidhje të reja, politikë të re dhe shpresa të reja. Tashmë, për ne ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t’u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen. Si 26 vite më parë, Partia Demokratike do t’i prijë këtij ndryshimi që kërkon koha: kthimit të pushtetit tek njerëzit. Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh ne nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit. Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste. Është vetëm hapi i parë i një kthese të madhe politike për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e vendit përfaqësuesit e popullit do të përzgjidhen nga vetë populli në çdo hap të procesit. Kështu garantohet se pushteti të burojë vërtetë nga njerëzit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. E di që shumë prej jush me të drejtë jeni mosbesues apo dyshues. E di që shumë prej jush keni humbur shpresën. Por, ka vetëm një mënyrë për të rikthyer shpresën dhe besimin: ushtrimi i të drejtës për t’u vetëqeverisur. Ndaj përfshihuni në këtë proces duke propozuar kandidatin tuaj për deputet”, shkruan Basha.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook