Lidhu me ne

Kryesore

Meta: Asnjë ambasador nuk zëvendëson institucionet e Shqipërisë – Pikat kryesore të intervistës

Meta: Asnjë ambasador nuk zëvendëson institucionet e Shqipërisë – Pikat kryesore të intervistës

Kreu i Kuvendit dhe i LSI Ilir Meta bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Sokol Balla në emisionin Top Story. Në qendër të intervistës ishte konflikti mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe vazhdimin e koalicionit me PS.

Deklaratat kryesore të Zotit Meta ishin:

Për konfliktin Llalla –Lu:

  • Unë nuk jam bërë dhe nuk jam palë në asnjë konflikt e me askënd.
  • Jam habitur [nga deklaratat e Ambasadorit Lu], sepse në dijeninë time dhe të sekretares së Përgjithshme, kandidatët e prokurorisë ishin të vetmit që plotësonin kriteret ligjore, që kishte vënë ligji dhe që nuk i kishte vënë prokuroria dhe ishin shumë të qarta.
  • Ambasadori Lu duhet të ketë një informacion që unë nuk e kam ende, ose është dezinformuar. Është e drejta e ambasadorit të shfaqë shqetësimin e tij në mënyrën e vet.
  • Në qoftë se një prokuror ose një prokurore që na ndjek ne, i plotëson kushtet e këtij ligji për Komisionin e Emërimeve në Drejtësi dhe është përjashtuar në mënyrë të padrejtë, ka të drejtë të na drejtohet neve, më pas edhe gjykatës.
  • Ne pa dyshim që pranojmë edhe kritika, por absolutisht asnjë ambasador nuk mund të zëvendësojë institucionet në Shqipëri, sepse nuk e ndihmon Shqipërinë të ecë përpara dhe të ndërtojë institucione të qëndrueshme.
  • Do të ketë vetëm një proces vetingu, që do të bëhet sipas institucioneve shqiptare, natyrisht me vëzhgimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
  • Ambasada mund t’ua heqë vizat të gjithë prokurorëve, të gjithë gjyqtarëve, por kjo nuk do të thotë se është e mjaftueshme për t’i përjashtuar nga sistemi.
  • Kush mendon ose kush e ndjen se është i korruptuar, që ka probleme të ikë dhe të mos presë as t’i heqë vizën Ambasada Amerikane, as Ambasada Greke, as Ambasada Italiane.

Për shkarkimin e ish-ministrit Manjani:

  • Prej kohësh ka qenë një marrëdhënie pak e vështirë e Zotit Manjani me Kryeministrin Rama, dhe kjo u duk që mund të mos ndihmonte më tej në funksionimin më të mirë të qeverisë.
  • Jo se disa çështje që ai i ka ngritur edhe në publik, pavarësisht nga toni dhe mënyra, nuk qëndrojnë, përfshirë edhe atë të luftës kundër fenomenit të kanabisit, por një ministër, para se të ngrejë shqetësime, duhet të kërkojë që kjo gjë të ngrihet në qeveri apo në një tryezë politike të koalicionit e kështu me radhë.
  • Nuk kam asnjë problem jo vetëm me z. Tahiri, por me askënd tjetër.
  • Mund të jetë më e përmbajtur, por fakt është se ka segmente brenda policisë, të cilat e tolerojnë apo bashkëpunojnë me këtë fenomen.

Për vazhdimin e koalicionit PS-LSI:

  • Në qoftë se krijohet një maxhorancë pa LSI-në, përse LSI-ja duhet të jetë një shtojcë e kësaj maxhorance? Ajo ka vlerë në qeveri për aq kohë sa është një forcë përcaktuese për maxhorancën.
  • Unë e kam bërë të qartë se LSI-ja nuk do të jetë shtojcë, nuk ka qenë edhe me PD-në, nuk është as sot me PS-në dhe nuk do të jetë as nesër shtojcë e askujt në qeverisjen e vendit.
  • Është shumë larg 18 qershori nga sot. Nuk ka pse të nxitohemi, por ajo që duhej të ndodhi në radhë të parë janë zgjedhjet perfekte.
  • Koalicionin e kemi bërë për “Shqipërinë Europiane”. Nuk kemi bërë “Shqipërinë Europiane” për koalicionin. Koalicioni është instrument për të arritur disa qëllime të përbashkëta që t’i shërbejnë vendit.
  • Koalicioni po vazhdon. Edhe z. Vasili ka hyrë në qeveri që të funksionojë më mirë koalicioni dhe bashkëpunimi.

Për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për mosarrestimin e Klement Balilit:

  • E kërkova mbledhjen, sepse ky ka qenë një shqetësim i SHBA-së, i cili është bërë publik fuqishëm edhe nga ambasadori Lu.
  • Në takimin që pata me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, i vetmi shqetësim konkret që ai më ka ngritur për të ardhmen, ka qenë mosarrestimi i Klement Balilit me emër.
  • Vihet një lloj pikëpyetje e aftësisë apo e besueshmërisë së Shqipërisë për të qenë një partnere e aftë, efikase dhe e besueshme.
  • Unë nuk kam asnjë kompleks pse një i afërm i tij, një djalë i ri, është kryetar i bashkisë së Delvinës. Ai të paktën vetingun që kemi bërë ne para caktimit të kandidatëve për në zgjedhjet vendore, e ka kaluar me sukses dhe është tërësisht i rregullt.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook