Lidhu me ne

Kryesore

Si të kuptoni nëse telefoni juaj përgjohet?! Mënyra për ta ndaluar menjëherë  

Telefonët janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen. Po a mundet që ne ta kuptojmë që na përgjojnë? Si ta kuptojmë që telefoni ynë është nën përgjim? Për të kuptuar nëse përgjoheni ose jo duhet të kini parasysh këto informacione:

Why-Do-Men-Hate-Talking-on-the-Phone

1 – Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo.

2 – Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes së baterisë së re, telefoni juaj me gjasë përgjohet.

3 – Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.

4 – Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër shërbehet me telefonin tuaj.

5 – Kushtoni rëndësi mesazheve të koduara. Nëse merrni një mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga personi i tretë.

6 – Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.

7 – Kushtoni vëmendje gjendjes së kredive. Nëse vëreni se keni shpenzuar diçka shtesë, ndërsa ju nuk e keni shfrytëzuar, atëherë me gjase dikush tjetër e shfrytëzon telefonin tuaj.

8 – Një nga mënyrat më të përhapura së fundmi të përgjimit është instalimi i një aplikacioni përgjuesnë telefonin tuaj i cili çdo komunikim tuajin e dublon dhe e dërgon në një pajisje tjetër.

9 – Aplikacioni “FlexiSPY” i cili u reklamua si program qe “lejon perdoruesit e ketij programi të shikojne nëse i tradhëton gruaja» është në fakt i shtrenjtë dhe punon vetëm në aparatura celularësh, të cilat mbështeten në platformen S60 të Nokias.

10 – Një mënyrë tjetër e përgjimit të telefonit është dhe nga kodi i telefonit IMEI. Nëse dikush ka akses në telefonin tuaj celular dhe kodin IMEI, edhe vetëm për pak minuta, jeta juaj mund të kthehet si një libër i hapur për të gjithë. Disa programe përgjuese janë aq të sofistikuara, të cilat regjistrojnë bisedat tuaja, madje edhe në qoftëse nuk përdorni telefonin. Edhe mesazhet e fshira me anë të një teknologjie të lirë mund të gjenden. Përgjimi kërkon dy gjëra: kodin IMEI për telefonin dhe programin për t’u lidhur me këtë kod.  IMEI “Pajisje telefonike identifikuese” dhe është një numër unik që ndodhet në baterinë e celularit. Ka tre vende që përgjuesit të gjejnë kodin tuaj IMEI.

How-to-Verify-iPhone-IMEI

*Nga kontrata me kompaninë e telefonit psh me iPhonin

*Nga bateria

*Ose thjesht, duke shtypur në tastjerë *06*

Programi i përgjimit me anë të telefonit është shumë i lirë dhe gjendet në qindra faqe në internet, ose thjesht mund të instalohet, duke u shkarkuar nga interneti në telefonin tuaj, i cili zgjat pak sekonda.

Kombinimi i programit në telefonin tuaj personal me numrin IMEI, dhe të tjerët mund të përgjojnë, duke monitoruar aktivitetet tuaja me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphoni. Ndaj kini kujdes.

Si të mbroni veten nëse mendoni se po përgjoheni?

1 – Një nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit është formatimi i shpeshtë i telefonit tuaj. Një gjë e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”

2 – Heqja dhe vendosja e baterisëështë një mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërprerë përgjimin.

3 – Prekeni celularin tuaj gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria është e nxehtë, kjo do të thotë se telefoni juaj po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë

4 – Të keni parasysh se bateria është e nxehtë kur telefoni është në përdorim ose pas karikimit.

5 – Celularin tuaj mund ta mbroni ne keto raste edhe me ndonje program antivirusi.

6 – Mos merrni një program të cilin nuk e njihni nëpermjet Bluetooth kur ndodheni në një ambjent të jashtëm, megjithëse përgjimet e vërteta nuk bëhen asnjëherë nëpërmjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nepërmjet SMS në celular. Përdoren zakonisht metoda të tjera dhe zakonisht bëhen me aparate të inkriptuara.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook