Lidhu me ne

Kryesore

Ja si janë ripërtërirë Jasharët e Kosovës

Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga lufta e lavdishme e Jasharëve me policinë dhe me ushtrinë e shtetit të Serbisë, e cila kishte zgjatur 3 ditë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 familja më me nam në historinë e popullit shqiptar ende nuk është përtërirë krejtësisht.

Murati i Rifatit, Bekimi i Hamzës dhe Lulzimi i Ademit kanë 15 fëmijë, 9 djem dhe 6 vajza. Më i madhi fëmijë është Feridja e Bekimit të Hamzës, e cila tani ka mbushur 16 vjet, ndërsa më e vogla është Arsea e Lulzimit të Ademit, vetëm 6-muajshe.

 

Në luftën e cila ndryshoi historinë e popullit shqiptar të Kosovës, familja e Shaban Jasharit flijoi 20 anëtarë. Në lagjen “Jashari” në Prekaz besojnë se përvjetori i 20-të i Epopesë së UÇK-së do ta gjejë “të plotë” familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Murati përtriu emrin e Shabanit

Në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, për lirinë e Kosovës u flijuan 20 anëtarë të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari: Shaban Jashari (74), Zahide Jashari (74), Zarife Jashari (49), Hidajete Rifat Jashari (18), Valdete Rifat Jashari (18), Igball Rifat Jashari (15), Igballe Rifat Jashari (11), Hamzë Shaban Jashari (47), Feride Jashari (43), Selvete Hamzë Jashari (20), Afete Hamzë Jashari (17), Besim Hamzë Jashari (16), Lirie Hamzë Jashari (14), Blerim Hamzë Jashari (12), Fatime Hamzë Jashari (9), Blerina Hamzë Jashari (7), Adem Shaban Jashari (42), Adile Jashari (40), Fitim Adem Jashari (17), Kushtrim Adem Jashari (13).

Për 19 vjet në familjen e Shaban Jasharit janë lindur 15 fëmijë, disa nga të cilët tashmë janë rritur dhe janë pjesë e historisë së familjes Jashari. Ata ndihen krenarë që i takojnë kësaj familjeje dhe që kanë trashëguar emrat e atyre që u flijuan për çlirim nga sundimi shekullor. Edhe 5 fëmijë të tjerë i “mungojnë” kësaj familjeje mitike që të arrijë aty ku ishte me numër të anëtarëve të familjes në fillim të marsit të vitit 1998.

Në familjen Jashari janë marrë vesh që secili prej tyre, Murati, Bashkimi, Bekimi dhe Lulzimi t’ua pëtrijnë emrat, secili anëtarëve të familjes së ngushtë. Në këtë mënyrë, Murat Jashari ka përtërirë emrat e gjyshit të tij, Shabanit, të gjyshës Zahides dhe të nënën së tij, Zarifës. Shabani junior tashmë është rritur dhe ai i vijon mësimet në shkollën që mban emrin e Shaban Jasharit. Në shkollën “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt i vijojnë mësimet edhe fëmijët e tjerë të Jasharëve, në mesin e të cilëve edhe Zahidja dhe Zarifja.

Ndërkaq, Bashkimi, djali tjetër i Rifat Jasharit, i cili edhe me bashkëluftëtarët e tjerë që nuk iu ndan Adem Jasharit edhe duke luftuar në kullë më 5, 6 dhe 7 mars, Bilall e Ragip Jashari, kishte arritur ta shpërthejë rrethimin dhe të dalë i gjallë nga kulla, ka përtrirë emrin e vëllait të tij, Igballit, ndërkohë që dy djemve të tjerë ua ka lënë emrat Bardh, përkatësisht Yll.

Emrin e Hamzës e pëtriu Bekimi

Në luftën e përgjakshme të fillimmarsit të vitit 1998, Hamzë Jashari, djali i tretë i Shaban Jasharit, i cili njihej me strategji luftarake, ka rënë në fushën e betejës me gruan dhe shtatë fëmijët e tij, do të thotë vetë i 9-ti. Ka shpëtuar mrekullisht vajza tij Besarta, e cila kishte rrëfuar gjithë tmerrin e tri ditëve të luftës. Sipas rrëfimit të saj, në ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës u granatuan shtëpitë. E pa që e vrarë ishte gruaja e komandantit Adem Jashari, Adilja.

Besarta ka thënë se ajo ishte vrarë tek shkallët e njërës prej shtëpive, pasi që ajo kishte shkuar për ta marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushuara me armatim. Në mbrëmje të kësaj dite Ademi, Kushtrimi dhe Igballi i mbushnin karrikatorët dhe i bënin gati. Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, respektivisht më 6 mars të vitit 1998, në mëngjes kishin rifilluar granatimet nga forcat serbe. Nga granatat e shumta mbi familjen vriteshin anëtarët e familjes Jashari, por familja rezistonte me të madhe. Dhe më 7 mars, siç ka thënë Besarta, kishte rënë edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Djalit të Hamzës, Bekimit, i kishte ardhur në jetë një vajzë, të cilës ia kishte lënë emrin e nënës së tij, Ferides. Feridja tani ka mbushur 16 vjet dhe ajo është nxënëse e gjimnazit, i cili mban emrin e babait të saj, Hamzë Jashari. Me lindjen e djalit më të madh, i cili ka ardhur në jetë pas Ferides, Bekimi ia ka pëtrirë emrin babait të tij, Hamzës, i cili shkon në shkollën emrin e së cilës e mban gjyshi i Bekimit, Shaban Jashari. Bekimi ka edhe dy djem të tjerë, të cilëve ua ka lënë emrat e vëllezërve të tij, Besimit dhe Blerimit.

Lulzimi përtriu emrin e Ademit

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka pesë fëmijë, dy djem dhe tri vajza. Me lindjen e djalit të madh, ai e ka përtërirë emrin e babait të tij, Ademit, të njeriut që themloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të cilën e komandoi deri në rënien e tij, më 7 mars. Djalit të tij të dytë, i cili ka vetëm dy vjet, ia ka lënë emrin e vëllait të tij, Fitimit. Vajzës më të madhe ia ka lënë emrin e nënës së tij, Adilës, ndërsa dy vajzat e tjera i ka emërtuar me Adea dhe Arsea, kjo e fundit ka vetëm 6 muaj.

Por familjet tjera të Jasharëve të Prekazit, të cilat humbën anëtarë të familjes në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, tashmë janë plotësuar, e madje edhe e kanë tejkaluar numrin e anëtarëve të familjeve që kishin në fillim të marsit të vitit 1998.

Bilall Jashari, njeriu që nuk iu nda komandantit Adem Jashari deri në rënien e tij, thotë se tani shtëpitë e Jasharëve janë mbushur plot me pasardhës.

“Tjetër është familja e Shaban Jasharit që ka dhënë 20 anëtarë, të gjithë ata që u gjenden aty dhe është vështirë që të plotësohet familja me 20 anëtarë për kaq kohë të pasluftës. Të tjerët e kanë pasur më lehtë, pasi që të gjitha familjet tjera të Jasharëve kanë dhënë 36 anëtarë në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit. Por sigurisht që përvjetori tjetër do ta gjejë edhe familjen e komandantit të plotë, ashtu siç ishte në fillim të vitit 1998, ndoshta edhe do t’i tejkalojë”, thotë Bilalli. Ai ka përkujtuar se rezistenca e Jasharëve ndryshoi rrjedhat e historisë dhe përfundimisht bëri që vendi të jetë i lirë.

“Marsi është muaji më i dhimbshëm, muaj që ka lënë gjurmë të pashlyeshsme në historinë tonë. 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët më të rëndësishme të kombit shqiptar, që kanë lënë gjurmë që nuk mund të shlyhen, sepse nuk mund të shlyhen. Këto janë ditët heroike të familjes së madhe Jashari. Pa të dhe pa UÇK-në nuk do të kishte liri për popullin tonë”, thotë mes të tjerash Bilall Jashari./Zëri/

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook