Lidhu me ne

Kryesore

Qarqe që nuk duan Shqipërinë apo Edi Ramën kryeministër?  

Kryeministri Rama tha në një intervistë në Top Story se “ka edhe qarqe që nuk jetojnë për t’i bërë mirë Shqipërisë”, madje do ta dëshironin që në Shqipëri të ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër një procesi, të cilin kryeministri e quan drejtim të gabuar, duke marrë përsipër të flasë në emër të partnerëve strategjikë të vendit.

Por si duhet përkthyer një deklaratë e tillë dhe çfarë ka patur parasysh kryeministri kur thotë se “siç partnerët tanë i kanë sytë te zhvillimet dhe duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të tjerë janë angazhuar, ose nuk do të përtonin të angazhoheshin për të kundërtën?”. Nga sa la të kuptohet kryeministri i referohet takimit që kryetari i Partisë Demokratike pati një ditë më parë me ambasadorët e 5 vendeve të Bashkimit Europian, atë të Francës, Austrisë, Greqisë, Italisë dhe Britanisë.
“Kryetari i opozitës është në të drejtën e tij që të mos dallojë kush janë miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe kush janë ata që nuk janë miq të mirë të Shqipërisë. Ashtu sikundër është në të drejtën e tij që t’u kërkojë ndihmë këtyre të dytëve. Një kryetar opozite mund të shkojë deri në pikën që të thotë “më ndihmoni mua që të hedh në erë këtë pengesë që kam dhe unë jam në dispozicionin tuaj”-theksoi Rama.
A mund të cilësohet një takim i tillë konspiracion i qarqeve të caktuara që nuk duan të mirën e Shqipërisë, vetëm sepse i japin një lloj legjitimiteti ndërkombëtar protestës së opozitës. Nëse kjo krijon përshtypjen se ata që janë kundër kryeministrit janë kundër Shqipërisë, kjo i ngjan politikës antimperaliste të udhëheqjes së Partisë së Punës.

Frika e kryeministrit nga përqasja e ndërkombëtareve vjen pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, për të cilin raportohet të ketë patur presion të vazhdueshëm të të huajve, për shumë arsye që shpjegohen edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shqipërisë, si korrupsioni në të gjitha degën e qeverisjes, pandëshkueshmëria e zyrtarëve apo rritja e trafikut të drogës. Siç dëshmon raporti I DASH edhe qeveria Rama ka punuar më shumë për veten sesa për Shqipërinë ose në ndonjë rast edhe kundër Shqipërisë. Këtë po bën edhe kryeministri, bashkëkryeministri, ish-kryeministri apo kandidati i opozitës për kryeministër i ardhshëm. Secili punon për veten, por kjo nuk do të thotë se vetëm zoti Rama punon për Shqipërinë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook