Lidhu me ne

Temporal

U përkulemi këtyre horrave…

U përkulemi këtyre horrave…

Afrim Krasniqi
Ju kujtohet filmi “Kumbari”? Secili prej shefave të familjeve kriminale që vritej nderohej pafund dhe numri i qytetarëve që u puthnin dorën rrugëve drejtuesve të familjeve mafioze ishte pafundësisht i madh. Ju kujtohet “Eskobar”? Edhe atë e adhuronin, edhe atij i puthnin duart, edhe atë e shihnin si bamirës, madje në varrimin e tij në shenjë mirënjohjeje morën pjesë mijëra qytetarë nga zonat e varfra. Ju kujtohet gjenerali ynë Xhaferi? A nuk i këndonin këngë, e prisnin me brohoritje, zinin radhën për të bërë foto me të? Sa më shumë u merrte para qytetarëve aq më shumë e adhuronin…A nuk pritej e përcillej nga media, politikanë e qytetarë Zani në Vlorën e 1997 apo modelet e tij në rrethet e tjera? A nuk quheshin nga media e komuniteti lokal, “djali ynë”, “bamirës”, Robin Hudi modern”? Janë detaje në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, por një “melodi” të njëjtë: të nënshtruarit, të varfrit, turmat janë e mbeten adhuruesit e “të fortëve”, shohin tek ata heroin, bamirësin, shpëtimtarin e tyre! Herë sepse paguhen prej tyre, herë veprojnë ashtu sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë dallimet midis të mirës dhe të keqes, midis dijes dhe padijes.
Shqipëria e sotme nuk ka as Kumbar, as Eskobar, as Robin Hud. Shqipëria ka ca të “fortë” që kanë pushtet e para, krijuar nga burime të paligjshme, që kanë krijuar parajsa fiskale në zonat ku drejtojnë, që janë marrë “me të gjitha” në “rininë” e tyre dhe që kanë lidhje politike, shpesh konsensuale, dhe që vitet e fundit, vendosën të bëjnë një hap më përpara, – kaluan vetë në politikë. Shikoni sesi reaguan ca turma në Kavajë kur dokumentet treguan se shefi i qytetit të tyre kishte CV me rekorde negative? Bënë protesta, peticione, e shihnin si hero, akuzat i konsideronin padrejtësi. Shikoni sesi reaguan disa banorë të tjerë në Delvinë, kur më i pasuri prej tyre doli se kishte aktivitet kriminal. Shikoni çfarë ndodhi këto ditë kur në prokuroria kërkoi shkarkimin e dy kryetarëve të bashkive. U gjetën ca të rinj, u nxorën përpara kamerave televizive në “miting” solidariteti me të “fortin” e zonës, duke e konsideruar atë hero, bamirës, reformator, viktimë të politikës dhe viktimë të padrejtësisë. E mbrojtën, e shihnin si bamirës, si njeriu model që u ishte ndodhur pranë në ditë të vështira! Shikoni si reaguan turmat partiake kur udhëheqësit e tyre u shfaqen në skandale korruptive apo u përballën me procese gjyqësore. Turmat partiake vunë kujën, i mbrojtën me fanatizëm, i shihnin si modele frymëzuese, heronj dhe bamirës, dhe modele të tilla të korruptuara i konsideronin viktima të padrejtësisë.
Shikoni si sillemi me politikanë që shkarkohen për skandale korruptive apo humbin zgjedhjet për shkak të skandaleve korruptive! U bëjmë surpriza mediatike, u thurim lavde, i përqafojmë, qajmë dhe besojmë se me ikjen e tyre po afron fundi i botës! Shikoni si sillemi ndaj atyre që abuzojnë me votat tona, me besimin tonë, me pasurinë tonë, me institucionet tona. Ngrihemi në këmbë t’i nderojmë sa herë ata futen në salla, lokale apo konferenca; mund të harrojmë të urojmë prindërit për ditëlindje por nuk harrojmë kurrë të urojë shefin e partisë për ditëlindje; u lutemi të bëjmë një foto me të, ua qajmë hallin sa vuajnë, lodhen dhe u kërkojmë 100 herë falje nëse arrijmë të shqiptojmë një kritikë të lehtë përpara tyre!
Ju kujtohen skena me studentë të ekselencës që priten e përdorën nga zyrtarë që kurrë në jetën e tyre nuk kanë përfunduar një libër së lexuari, përvec librit të shefit të tyre? Ju kujtohet koha kur patëm ministër një njeri që deshi 16 vjet të mbarojë 4 vjet shkollë të lartë, apo kur disa ministra/ish ministra, deputetë, ish deputetë, kryetarë bashkie, ish kryetarë bashkie…të mbytur në skandale korruptive dhe akte banaliteti na zënë ekranet televizive, na marrin peng festat kombëtare, na marrin peng administratën dhe interesin publik, na tregtojnë e betonizojnë vlerat historike dhe na kontrollojnë votën tonë elektorale? Ne nuk patëm një kryeministër që shkonte në bibliotekë, por patëm kryeministra që shkonin rregullisht në kazino, ne nuk patëm liderë politikë që jetojnë në banesat e tyre të fëmijërisë, por patëm e kemi liderë që po ngrenë vila luksoze në pjesët më turistike që na kanë mbetur, nga Dajti në Dardhë, nga Velipoja në Vlorë, nga Gjiri i Lalzit, deri në Tushemisht, Razmë dhe Farkë.
Imagjinoni gazetarë, biznesmenë jopolitikë, poetë, piktorë, mjekë, juristë, ekonomistë dhe kategori të tjera me njëfarë arritjeje në jetë, – që përkulen përpara këtyre horrave, që ndjehen të lumtur nëse arrijnë të marrin numrin e telefonit të tyre, që festojnë në familje nëse arrijnë të marrin ndonjë urim ditëlindjeje prej tyre, që pranojnë të keqpërdoren si vitrinë në mitingjet dhe mbledhjet e tyre luksoze & elektorale! Cili i refuzoi? Asnjë. Cili i denoncoi? Asnjë. Si është e mundur që një shoqëri që nxori Fishtën, Nënë Terezën, Poradecin, Çabejn, Kadarenë, – si është e mundur që një shoqëri e tillë të nënshtrohet kaq lehtë, të pranojë të keqen si model, ta adhurojë të gabuarën, të humbë shikimin e mendjen, të mbetet kaq e varfër në pretendimet për jetën dhe kaq e pafuqishme për të reaguar???
Janë detaje? Jo, 1-2-3 mund të jenë detaje. Kur ka shumë nuk janë më detaje, – janë kulturë, janë mentalitet, janë sjellje, janë sistem mendimi dhe veprimi. Dhe në Shqipërinë e sotme kjo ka ndodhur e po ndodh. Është trishtim kur e sheh, është fyerje kur na paraqitet si vlerë, është zhgënjim për aspiratat që kemi pasur, është krim ndaj të sotmes dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Brezat pas nesh, nëse nuk do ndryshojnë e të na kapin me shkelma për fajet që kemi bërë e po bëjmë, – me siguri, do kenë rast të lexojmë shtypin e sotëm, kronikat e sotme, bëmat e sotme, – dhe do arrijnë të kuptojnë së paku se modelin e Kumbarëve apo Eskobarëve nuk e sollëm nga larg, – i kishim dhe i kemi brenda nesh!
Pallate ka pasur e do ketë, beton ka pasur e do ketë, makina ka pasur e do ketë, parti ka pasur e do ketë, shtet burokratik ka pasur e do ketë, por dija dhe sistemi i dijes ka munguar dhe duket se do të mungojë gjatë, aftësia jonë për të zgjedhur të mirën dhe jo midis të keqes më të vogël, do vijojë të jetë e njëjtë për një kohë të gjatë. Dhe kjo është trashëgimia më negative që po u lemë fëmijëve tanë!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook