Lidhu me ne

Kryesore

Mielli i bukës që hanë gjysma e shqiptarëve zhdoganohet si ushqim kafshësh

Mielli i bukës që hanë gjysma e shqiptarëve zhdoganohet si ushqim kafshësh

Një lloj mielli serb i rezervave të shtetit të atjeshme i magazinuar prej vitesh po importohet nga Kosova në Shqipëri dhe po  përhapet masivisht tek ne për shkak të çmimit të ulët. Aktualisht ai ka zënë gati 50% të tregut të prodhimit të bukës në Shqipëri, sipas të dhënave.

Buka është ende ushqim bazë në Shqipëri, pasi konsumi për person në ditë llogaritet në rreth 300 gramë.

Bëhet fjalë për miell pa fortifikimet minimale ushqimore. Fortifikimi i miellit nënkupton një nivel të caktuar proteinash në miell. Mielli serb për të cilin po flasim që hyn në Shqipëri nga Kosova ka një nivel proteinash 7 përqind, kur norma minimale e pranueshme është 12-13 përqind.

10,5% proteinë është për kafshët.

Adi Haxhiymeri nga Fabrika Bloja thotë për revistën Monitor:

“Po të shkosh në Serbi, diferenca nga mielli në grurë, kushdo që të shkojë të blejë, është 10 euro, që duhet të jetë minimumi 100 euro, sepse është puna, ambalazhi, himja etj. Kjo ka bërë që të pastrohen gjithë magazinat e Serbisë, gjithë rezervat e Serbisë, nuk ka ngelur grurë mizerabël pa hyrë nga atje dhe të vetmet shtete ku ato po ecin fort, sepse të gjitha të tjerat reaguan, janë Bosnja, Kosova dhe Shqipëria”.

Greqia, edhe Maqedonia, edhe Mali i Zi, e kanë ndaluar tashmë këtë lloj mielli duke konkluduar se ai e cënon rëndë sigurinë ushqimore të popullatës.

Por veç problemeve shëndetësore tek konsumatori, industria shqiptare e përpunimit të miellit është në kolaps.

Të gjendur në një situatë të vështirë për të mbuluar humbjet që po krijojnë importet e lira, importuesit shqiptarë kanë nisur të përshtaten. Ata vit pas viti kanë ulur importet e drithërave nga Italia, Spanja dhe Rusia dhe kanë nisur të furnizohen nga Serbia.

Në vitin 2016, Serbia ishte furnizuesi më i madh i tregut të Shqipërisë me drithëra.

Aktualisht Serbia dhe Rusia furnizojnë mbi 86% të tregut shqiptar me drithëra, me çmime dy herë më të lira se vendet e tjera partnere që kanë 14% të tregut.

Një ton grurë nga Serbia kushton, sipas të dhënave nga INSTAT 206 euro, ndërsa nga Rusia është 188 euro. Një ton grurë nga Italia kushtoi 666 euro dhe nga Spanja 756 euro mesatarisht për 2016.

Tregtarët e Kosovës e importojnë këtë miell si “lëndë e parë për blegtori” nga Serbia me tarifa dhe taksa zero. E bluajnë në fabrikat e Kosovës dhe më pas e eksportojnë në Shqipëri. Pra jo vetëm e blejnë lirë grurin nga Serbia, por fitojnë edhe në taksa, pasi nuk paguajnë TVSH. Në këtë mënyrë, ky miell hyn shumë herë më lirë se importet e këtij produkti nga vendet e tjera. Duke qenë se kjo manovër u shtri gati në tre vite, mielli serb ka pushtuar tashmë tregun.

Një paketim miell në një thes 20 kilogramë në tregun me pakicë të Kukësit kushton 500 lekë më lirë se në Tiranë. Ndaj shumë tregtarë, pasi kanë pikasur këtë diferencë, furnizohen në qytetin verilindor, duke e çuar miellin pa standarde të Serbisë deri në Jug të vendit.

“Vetë serbët këtë grurë e përdorin vetëm për kafshë”

Në një intervistë për gazetën kosovare Express, Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se “kompania Devolli, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve”.

Sipas Vocit, gruri që Devollët importojnë nga Serbia është i rezervave serbe shtetërore, pa vlera ushqyese dhe vetë serbët e përdorin vetëm për kafshë.Sipas Vocit krimi është i shumëfishtë. Padyshim që Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët. Ai shton se Devollët e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurde. Por, sipas tij, kjo ndodh sepse Devollët po e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kur në treg kushton 23-25 cent.

“Ata po blejnë nga rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është shumë i vjetër dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore”, tregon Misini dhe shpjegon se importin ‘Dogana e Kosovës’ e konsideron si ushqim për kafshë, sepse ai në fakt i tillë është.

Duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore. “Por problemi është se këtë grurë për kafshë po e hanë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook