Lidhu me ne

Aktualitet

Debatoj edhe me ministrat e LSI!

Kryemadhi: Përplasje në koalicion? Edhe unë debatoj me ministrat e LSI!

Një bilanc të qeverisjes në koalicion me PS-në, deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi e sheh pozitiv. A ka gabuar LSI-ja gjatë qeverisjes? Kryemadhi thotë se nuk e sheh diçka të tillë. Madje ajo thekson se “LSI nuk ka premtuar 300 mijë vende pune”, – duke ju referuar këtu premtimit të kryeministrit Rama.
“Sigurisht ne bëmë aq sa kishim mundësi. Shpresoj të realizohen deri në datën e zgjedhjeve dhe po s’u realizuan duhet thënë pse”, tha ajo.
E pyetur nëse LSI po bën opozitë duke evidentuar se cfarë nuk ka shkuar mirë gjatë qeverisjes, Kryemadhi argumenton se “opozitë nuk është të shprehurit e një mendimi ndryshe. “Nuk është keq t’i thuash gjërat siç janë”, shton ajo.
Deputetja e LSI-së thotë se nëse nuk japin rezultate të prekshme për qytetarët, reformat kthehen në pseudo-reforma duke ju referuar qarkut të Elbasanit, konkretisht Prrenjasit ku banorët ende vuanin mungesën e ujit.
E pyetur për mendimin e saj nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit,. Kryemadhi thotë se cdo forcë politike duhet të ketë programin e saj dhe të përballet me votuesit.
“Ne flasim për koalicione, por koalicionet janë bishta matematikore. Koalicioni më i madh për mua është që partitë qoftë të majta dhe të djathta do të përballen për votuesin. Koalicioni është thjesht votat e një partie t’i llogariten një partie tjetër”, pohoi deputetja e LSI-së.
Ndërsa sa i përket të ardhmes së koalicionit mes PS-së dhe LSI-së, Kryemadhi jep këtë përgjigje: “Po ta kapësh me debatet, unë kam më shumë debate me ministrat e LSI. Unë nuk i shikoj politike por në aspektin se sa ky problem shkon tek qytetari”.
 Intervista ne “Kjo Jave” ne News 24
Ju keni thënë “Në Prrenjas gjendja e mjerueshme, ndërkohë merren me pseudo-reforma”…
Kryemadhi: Unë jam deleguar për tre qarqe, Tiranë, Lezhë, Elbasan. Te i Elbasanit jam fokusuar më shumë se e njoh më pak. Isha atje, dhe kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, një nga problemet më të mëdha që ndjen është mungesa e investimeve. Atje diskutohej prej vitesh mungesa e ujit të pijshëm. Dua të them që s’mund ta mohoj dot që zonat malore janë të varfra. Nuk dua të dal gënjeshtare. Për pseudo-reformat them që ato duhet të japin produktivitet, por në një kohë të caktuara ato kthehen në pseudoreforma. Kush pretendon se ne jetojmë në parajsë, nuk është normale.
Komenti i Taulant Ballës: Sa kohë që Monika kritikon dhe dikasteret që drejtohen nga vetë LSI-ja, kjo është gjë e mirë. PS po punon për çdo gjë që zgjedhjet të bëhen të lira….
Kryemadhi: Me Taulantin jam më shumë mike se me shumë kolegë të tjerë. Po unë prap i qëndroj deklaratave të mia, kudo ku ka shkelje në çdo sektor.
Është ironike deklarata e tij? Kryemadhi: Nuk e di por ne jemi parti tolerante me mendime të kundërta që i diskutojmë. Nëse në një parti nuk ka mendime të ndryshme, do të jetë fatkeqe.
LSI po bën opozitën në parlament në vend të PD-së?
Kryemadhi: Nuk mendoj se nëse kemi një mendim ndryshe, është opozitë. Nuk është keq t’i thuash gjërat siç janë. Mënyra e të bërit politikë ndonjëherë na ka lënë mbrapa. Sa më shumë të fokusohemi tek problematikat, aq më shumë i largohemi demagogjisë.
A ndieni rivalitet me zonjën Kodheli?
 Kryemadhi: Në proceset zgjedhore nuk më interesojnë personat që kam përballë. Unë dua të shkoj tek njerëzit. Ne e kemi politizuar procesin dhe njerëzit janë fokusuar tek partia dhe jo individi, çfarë përfaqëson.
Cili është mendimi personal për Kodhelin
 Kryemadhi: Unë e kam mike zonjën Kodheli. Kemi qenë dhe në fushatën e 2013-ës bashkë. Kanë qenë edhe zgjedhjet lokale për kreun e bashkisë së Lezhës. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë.
Çfarë bilanci bëni në afrim të 1 prillit?
Kryemadhi: Bilancin e shoh pozitiv jo negativ të jem e sinqertë. Ndoshta nuk mund të kalkuloj shumë gjëra, sigurisht ka edhe probleme.
Pavarësisht pozicionimeve, deklaratave, LSI i ka qëndruar korrekte marrëveshjes me PS dhe me qytetarët. Sigurisht me luhatjet e veta për problematika të ndryshme. LSI ka qenë prezente në çdo problematikë. Ne e kemi dhënë votën tonë pavarësisht kundërshtimeve dhe amendamenteve. Nëse ta kemi dhënë votën për arsimin e lartë ta kemi dhënë me kushtin që pastaj të miratoheshin aktet nënligjore. Kanë kaluar 2 vjet dhe aktet nënligjore nuk janë miratuar. Po të pyesësh Ilir Metën mund të flasë ndryshe, është çështje këndvështrimi. Unë nuk kam qenë pjesë e marrëveshjes.
Ku ka gabuar LSI?
 Kryemadhi: Nuk e shoh që LSI ka gabuar politikisht. LSI ka devizën e saj shumë të qartë. E shikoj LSI-në koherente edhe konsistente. Ne nuk premtuam 300 mijë vende pune, sigurisht ne bëmë aq sa kishim mundësi. Shpresoj të realizohen deri në datën e zgjedhjeve dhe po s’u realizuan duhet thënë pse.
Opozita thotë nuk ka zgjedhje, si mendoni se do jetë 18 qershori?
 Kryemadhi: Ne flasim për koalicione, por koalicionet janë bishta matematikore. Për mua është e rëndësishme pozicionimi i partive në programet e tyre dhe përballja e tyre me votuesin. Koalicioni më i madh për mua është që partitë qoftë të majta dhe të djathta do të përballen për votuesin. Koalicioni është thjesht votat e një partie t’i llogariten një partie tjetër.
Ju personalisht mendoni se duhet të ketë një koalicion tjetër PS-LSI? Kryemadhi: Nuk kam idenë se si është bërë e para. Ne vazhdojmë të jemi në koalicion. Po ta kapësh me debatet, unë kam më shumë debate me ministrat e LSI. Unë nuk i shikoj politike por në aspektin se sa ky problem shkon tek qytetari. Unë e mendoj si do të përballem nesër me elektoratin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook