Lidhu me ne

Kryesore

Ilir Meta 100,000 lekë për LSI-në

EMRAT/ 42 sponsorët “VIP” që dhanë 260 mln lekë për LSI

Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ajo numron plot 42 donatorë me dhurime mbi 100 mijë lekë të rinj, dhe shuma e grumbulluar plot 25,829,790 lekë.
Lista sipas tabelës vijuese tregon se si vetë Meta dhe bashkëshortja e tij, Kryemadhi kanë paguar kuota për partinë nga rroga e tyre, teksa bie në sy fakti se edhe vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi kryen donacione për partinë, raporton shqiptarja.com.
Jo më larg se dje, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Forumin “Integriteti i Partive politike” në Sarajevë. Ky forumi organizohej nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), ndërsa Rama ka mbajtur një fjalë në panelin për financimin e partive.
Nënkryetari i LSI-së tha se transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre dhe se transparenca rrit integritetin, ndërsa integriteti ushqen transparencën. Gjithashtu, Luan Rama theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në vendin tonë.
Transparenca e financimit të partive është një dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca rrit integritetin, integriteti ushqen transparencë. Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në Shqipëri”, – tha Luan Rama, duke shtuar se korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake.
Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht për të rritur besimin tek partitë”, – deklaroi Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
Qysh prej vitit të kaluar, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshe nga partitë e tjera, me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar, ka vendosur një model të ri duke krijuar një hapësirë të posaçme në faqen online të saj për buxhetin.
Në fillim të çdo viti aty është botuar projektbuxheti si dhe një pasqyrë financiare për çdo aktivitet të kësaj partie. Edhe pse herë pas here të dhënat financiare janë të pjesshme, dhe shumica e shërbimeve deklarohen si dhurime apo marrje në përdorim pa specifikuar se kush i bën këto shërbime, LSI ngelet e vetmja parti që hap të dhënat e saj për publikun.
Sipas raporteve që Shqiptarja.com disponon, asnjë nga partitë e tjera parlamentare, PS, PD, PDIU dhe PBDNJ nuk kanë bërë transparencë emrash mbi dhuruesit e mundshëm apo financuesve të partive të tyre. Viti 2016 nuk ishte një vit elektoral, dhe këtë vit, partitë do të kenë një raport financiar për vitit 2017, dhe do të auditohen në mënyrë të veçantë për shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore të 18 qershorit për parlamentin e ri.
Donacione për LSI DERDHJE MBI  100  000   LEKË
EMËR MBIEMËR         Shuma
1    Agim Laze           969,500
2    Ema  Coku           969,500
3    Ilir Shatku         969,500
4    Ali  Dyrmishi       969,500
5    Xhili Mestani        969,500
6    Muharrem   Kushe     1,000,000
7    Drita Bregu           500,000
8    Ilir Meta           100,000
9    Monika     Kryemadhi  100,000
10   Helidon    Rrugija    1,000,000
11   Violeta    Lleshi     1,000,000
12   Vladimir   Metani     969,500
13   Abaz Dino            969,500
14   Drini Kryemadhi      969,500
15   Gabriela   Dino     552,000
16   Nikolin    Lleshi     120,000
17   Xhast shpk           1,000,000
18   Altin Kumara         900,000
19   Artin Kurti           900,000
20   Shezai     Rrokaj     100,000
21   Artan Borici         200,000
22   Aferdita   Rrokaj     100,000
23   Rezart     Dedej     500,000
24   Marsel     Aliaj     500,000
25   Llazar     Kolvani    685,000
26   Edmir Truka           206,250
27   Bali Ymeri           130,000
28   Artan Cina           341,250
29   Theofan    Cina     341,250
30   Aurora     Merko     136,500
31   Elona Talushllari     682,500
32   Leonard    Topuzi     955,500
33   Elis Muraj           469,560
34   Yllka      Metani     746,900
35   Ira  Vejsiu         135,800
36   Qemal Harizaj        950,600
37   Harmito    Kertalli   816,000
38   Parid Peka           136,000
39   Drivald    Kapxhiu    952,000
40   David Laci           952,000
41   Vera Spahiu         714,680
42   Adhurim    Brahimllari     150,000
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook