Lidhu me ne

Aktualitet

Gjermania kunder “gjuhes se urrejtes” dhe “rrenave” ne facebook!

Gjermania është duke miratuar legjislacionin që kërcënon gjigandë të teknologjisë, si Facebook Inc., me gjoba deri në 50 milionë Euro, nëse këto kompani nuk u japin përdoruesve zgjedhjen për t’u ankuar, në lidhje me gjuhën e urrejtjes apo lajmet e rreme, ose refuzojnë të heqin përmbajtje të paligjshme.
Kabineti i Kancelares Angela Merkel mbështeti sot një ligj, i cili do të detyrojë gjithashtu kompanitë të pastrojnë përmbajtje që është shenjuar si pornografi me fëmijë apo që nxisin terrorizmin – dy kategori këto që i janë shtuar draftit origjinal. Zyrtarët përgjegjës të korporatave rrezikojnë gjoba të veçanta, që shkojnë deri në 5 milin Euro. Nëse miratohet në Parlament, kjo masë do të jetë më e ashpra e miratuar, me të cilën përballet Facebook.
“Ofruesit e rrjeteve sociale janë përgjegjës, kur platforma e tyre keqpërdoren për të propaganduar krime urrejtjeje dhe lajme të rreme”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas. Qëllimi është që të detyrohen rrjetet sociale të vënë në zbatim ligjet ekzistues në Gjermani, për përmbajtjen e paligjshme, “shpejt dhe plotësisht”, tha ai.
Koalicioni qeverisës i Angela Merkelit, që përfshin dy partitë më të mëdha në vend, po rrit presionin mbi rrjetet sociale që të frenojnë përhapjen e lajmeve të rreme dhe postimeve dashakeqe, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 shtatorit në Gjermani. Facebook ka afro 29 milionë përdorues në Gjermani, dhe më parë ka thënë se do të punojë me kontrollues të pavarur të fakteve në vend, për të identifikuar lajmet e rreme dhe për t’i shoqëruar këto lajme me një paralajmërim për lexuesit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook