Kryesore
VIDEO/A është penduar Saimir Kodra për largimin nga Top Channel ? Ja përgjigja e tij
Moderatori dhe gazetari i njohur Saimir Kodra ka rrëfyer si rrallëherë disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.
I ftuar në INtv me gazetaren Arjola Shehu, Saimiri ka treguar disa detaje për marrëdhënien me të birin, njohjen me bashkëshorten, raportin me Gentin në emision, largimin nga Top Channel, si dhe ka folur për Doktorin me të cilin drejtonte dikur emisionin “Fiks Fare”.
Pyetjes se cili është vendimi që nuk do të pendohej kurrë që e ka marrë Saimir i është përgjigjur: “Largimi nga Top Channel” (minuta 23:40)
Ndërkohë që pak persona mund ta dinë se moderatori i “Stop” ka një bashkëshorte dhe një djalë 8 vjeç që quhet Aleksandër.
Bashkëshortja e tij quhet Ada Kasneci dhe në kohën që është njohur me Saimirin ka qenë gazetare në “Top Channel”.
Ja çfarë thotë Saimiri për njohjen me të:
“E kam njohur në ambientet e Top Channel në atë kohë. Por ndejti vetëm pak. E kisha parë edhe më parë, sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në atë kohë. Ishim në ambientet e ‘Top Channel’ dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marrë numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe, dhe kështu nisi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!” Dhe kur ja them ndonjëherë më thotë me shaka: “E mo e, ti more numrin ti”. Nusja ime nuk ka handikapin të mendojë se unë jam me ca vajza të bukura në televizion, dhe të bëhet xheloze”,- tha ai.



Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu