Lidhu me ne

Kryesore

Njeriu që mund të drejtojë Francën, i martuar me ish-mësuesen e tij të letërsisë


422
Quhet Emmanuel Macron, është 39 vjeç, i martuar me ish- mësuesen e tij të letërsisë që tashmë është 64 vjeç. Është kandidati sociliast i cili mund të drejtojë Francën nëse fiton në zgjedhje.
Konsiderohet si ylli në rritje i politikës evropiane, një mashkull i ri dhe karizmatik i cili nëse fiton Partia e tij do të jetë në pushtet të Francës.  E ndërsa gruaja e tij më e madhe në moshë Brigitte Trogneux është një nga ikonat e modës  që shihet gati çdo javë në koverat e magazinave.
Ai njihet ndryshe me pseudonimin “Chouchou” që përkthehet si kafsha e  mësues, dhe kjo për faktin se ai është martuar me ish-mësuesen e tij që është 25 vjet më e madhe se Macron.
Historia mes tyre filloi kur ai ishte në moshën 15 vjeç, gruaja e tij ishte mësueja 40-vjeçare ish- e martuar me tre fëmijë, ku njëra nga vajzat ishte në klasën e Emmanuel Macron.  Në orën e mësimit Brigitte e merrte gjithmonë si shembull para nxënësve të tjerë. Ai shkruante poezi gjithë koës dhe ajo i lexonte.
Ai kohë pas kohe filloi të tërhiqej nga zgjuarsia dhe përgatitja e tij, gjë që solli në një histori dashurie. Ditën kur ai foli me familjen duke i thënë se kishte rënë në dashuri me një Auziere, mbiemrin e Brigitte,  familja mendoi se bëhej fjalë për një nga vajzat e Brigitte dhe jo për vetë atë.
Prindërit nuk ranë dakort dhe e nisën Emanuelin drejt një qyteti tjetër, por para se të ikte ajo i la një mesazh Brigitte-s, “Mos hiq dorë nga unë, do të martohemi bashkë”.  Ata filluan të flisnin në telefon shpesh dhe kur ai ishte 18 vjeç, Brigitte shkoi në Paris për të punuar,  ata qëndruan së bashku që nga viti 2007.
Me Brigitten në krah, ai filloi të rritej dhe të futej në politikë, ai fillimish punoi si bankier në një kompani dhe më pas  u emërua ministër i ekonomisë në vitin 2014, para se të jepte dorëheqjen duke kërkuar një protest të madhe me emrin En Marche! – duke bërë thirrje për një “revolucion demokratik” të drejtuar nga të rinjtë. Ky profil në rritje ka shtuar interesin publik për martesën e tij.
Në  moshën 64 vjeç Brigitte u kthye në një ikonë stili.  Ajo ndjek rregullisht shfaqjet e modës dhe me flokët e saj të bjonde, , pantallona lëkure dhe veshjet e sipërme, ajo duket më shumë si një modele sesa një mësuese. Në muajin shkurt, martesa e tyre u komentua si e inskenuar për të fshehur faktin se Macron kishte një marrëdhënie seksuale me Mathiew, 40 vjeç, kreu i radio France.
Macron u detyrua të dilte në TV për ta mohuar atë. “Unë jam ai që jam”, tha ai. “Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për të fshehur. Dëgjoj njerëzit duke thënë se kam një jetë sekrete ose diçka. Nuk është mirë për gruan time Brigitte. Unë i ndaj të gjitha ditët dhe netët me të”.
Por gruaja e ti jka thënë se mund të jetë zonja e parë e Francës dhe marrëdhënia e tyre është pa kompromis, duke qenë një lidhje prej 20 vitesh. Ajo përcolli edhe një mesazh përmes gazetës franceze duke thënë: Ju gjithmonë habiteni që bashkëshortet janë pranë burrave të tyre dhe i mbështesin. Është koha që gjërat të evolojnë”.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook