Lidhu me ne

Kryesore

Gramsh, ja shpikja që do të linte pa fjalë dhe mekanikët e Ferrarit

Inovacion që të lë pa fjalë në gramsh. Nga kamioni i vjetër i ushtrisë krijohet një zjarrfikëse e re, dhe jo një zjarrfikëse e zakonshme, por profilizuar për zonat malore të Gramshit.
E gjithë merita i përket stafit të zjarrfikëseve në këtë qytet drejtuar nga i pasionuari Ilir Llapushi.
“Mora një kamion të vjetër të ushtrisë nga ata 4×4 ia hoqa karrocerinë dhe në vend të saj vendosëm kazanin bashkë me pompën e një zjarrfiksje të prishur. U bënë disa modifikime të tjera duke e përshtatur si zjarrfikëset e tjerë. Bëmë saldime, stukime, lyerje dhe ja më në fund një zjarrfikëse akull e re”
Iliri tregon se atij bashkë me stafin iu deshën mbi 2 muaj punë që të prodhonin zjarrfikësen e re. “kemi dy muaj që i jemi përveshur punës çdo ditë. Dy muaj lodhje, mund, sakrificë. Kemi pasur mjaft vështirësi sepse nuk është e lehtë të prodhosh një zjarrfikëse për vetë specifikën që ajo ka. Por më në fund ia vlejti. Ja tani kemi një zjarrfikëse të re funksionale. . Ajo çfarë është e rëndësishme është se ne prodhuam një zjarrfikëse për zonat malore. Gramshi ka terren të thyer dhe zjarrfikëset e zakonshme nuk mund të depërtojnë deri në vatrën e zjarrit. Këtë pengesë tani e zgjidh kjo makinë e re e aftë të përshkojë rrugë të vështira. Është një kamion ushtrie mjaft i fuqishëm. Me punën që kemi bërë mendojmë se do të kemi shumë rezultate”
Iliri tregon s çdo njeri duhet ta konsiderojë vendin e punës sikur të jetë në shtëpoinë e tij. “Me lekët e mia dhe me ndihmën e disa shokëve kemi restauruar komplet godinën e zjarrfikëseve. Ajo është vendi ku në qëndromë çdo ditë. Ku ushtrojmë profesionin tonë. Dhe mendoj se gjithsecili duhet të mendojë të krijojë një ambient pune sa më dinjitoz. Mjafton dëshira e mirë dhe fakti që ta konsiderosh punën si natyrën tënde të dytë”.
Inovacioni i ri duket se do të ketë jehonë të madhe. Sepse ky përbën një nga rastet e rralla në Shqipëri dhe ndoshta shumë më gjërë se kaq. Një rast që mund të shfrytëzohet edhe në qytete të tjera për të rritur numrin e zjarrfikëseve për të cilat ka shumë nevojë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook