
Ngritja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve për Informim do të shënonte shkëputjen nga e kaluara e errët komuniste, por procesi deri tani ka dështuar duke zhgënjyer të gjithë ata qytetarë që dëshironin të diskreditohej në publik figura e spiunëve që i shërbyen komunizmit me devotshmëri, si dhe të largoheshin nga të gjitha postet zyrtare në administratë.
Hapja e dosjeve të komunizmit do të kryhet në fshehtësi të plotë, pasi të dhënat e spiunëve të Sigurimit që bashkëpunuan për burgosjen dhe pushkatimit e intelektualëve dhe qytetarëve të thjeshtë që kërkonin fjalën e lirë, do të ruhen në siguri të lartë.
Të dhënat e spiunëve nuk do të publikohen ndonëse procesi i hapjes së dosjeve të komunizmit në vendet e tjera të Europës Juglindore është kryer në mënyrë transparente. Të dhënat e viktimave, që janë përndjekur nga Sigurimi, nuk do të ruhen, ndërsa të dhënat e spiunëve nuk do të publikohen.
Të dhënat e spiunëve do të ruhen nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar mes Autoritetit të Dosjeve dhe Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kjo marrëveshje vjen në kuadrin e garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sipas marrëveshjes, Zyra e Komisionerit është e angazhuar që të shkëmbejë njohuritë dhe praktikat më të përparuara në mbrojtje të të dhënave personale.
Ndërsa Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, si një institucion i ri, ka garantuar se këtë proces do ta përmbushë në respekt të plotë të privatësisë së individit, pa cenuar interesin publik. Por, në thelb të kësaj marrëveshjeje, qëndron mbrojtja e spiunëve me ligj, të cilët do të gëzojnë edhe poste publike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu