Lidhu me ne

Aktualitet

U pajtuaaaan…

Arrihet marrëveshja/ Rama e Basha pranojnë paketën “McAllister”

Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së dhe opozitës, Lulzim Basha, kanë arritur më në fund të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’  duke zgjedhur që të dy paketën “McAllister” për zgjedhjet.
Pas një takimi të gjatë ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, dy liderët kryesorë të qeverisë dhe opozitës, Rama e Basha, kanë mundur të nxjerrin ‘tymin e bardhë’ nga ‘oxhaku’ i Kryesisë së Kuvendit.

 

Sapo kanë dalë nga takimi rreth orës 01:16,  Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur për gazetarët se ka një marrëveshje me Ramën.
“Kemi një marrëveshje bazuar në paketën ‘McAllister+’ dhe me ndërmjetësinë e zyrtarëve amerikanëve”,- deklaroi Basha.

Basha u shpreh se, marrëveshja do të bëhet e detajuar dhe e qartë në 24 orët e ardhshme.
Edhe Rama është shprehur se, nuk ka se çfarë të shtojë më shumë duke u larguar nga takimi me një shtrëngim dore miqësor me kundërshtarin e tij politik.

Pas takimit gjithëpërfshirës, në sallën “Pjetër Arbnori” në Kryesinë e Kuvendit është zhvilluar takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Takimi ka nisur pas tryezës së kryetarëve të partive, rreth orës 22:00 në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.
Rama dhe Basha u takuan ‘kokë më kokë’ kur mbeten edhe pak orë nga skadimi i afatit të fundit që kreu i qeverisë i vendosi opozitës për të hyrë në zgjedhje.
Kërkesa ka ardhur në takimin mes kryetarëve të partive, të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, ku të pranishëm ishin Rama dhe Basha.

Aleatët ishin ata që dhanë shenjat e para të marrëveshjesh. Shpëtim Idrizi e ka quajtur një bisedë racionale, duke lënë të kuptohet që po shkohet drejt një marrëveshjeje.
Por edhe krerët e partive të tjera që folën më herët lanë të kuptohet e njëjta gjë.

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1408214555926496/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook