Lidhu me ne

Temporal

Kur imamët bëjnë fe dhe… politikë

Zgjedhjet e fundit në Shqipëri dhe në Kosovë përkojnë me një periudhë të veçantë për besimtarët myslimanë: prej 26 majit deri në 24 qershor është muaji i ramazanit. Por ndërsa zgjedhjet në Kosovë janë në 11 qershor, në Shqipëri do të jenë në 25 qershor. Pikërisht ditën e Fitër Bajramit.
Kjo koincidencë ngjan se është interpretuar në mënyrë kritike nga disa klerikë. Kështu për shembull myftiu i Shkodrës ka reaguar duke e quajtur si diskriminim që nuk është bërë as në kohën e komunizmit, etj., etj. Po ashtu, është rishfaqur në qëndrime të forta kritike dhe imami Ahmet Kalaja, i cili madje i ka lejuar vetes dhe konsiderata për llojin e marrëveshjes e cila nuk do të mbijetojë, sepse sipas tij « është martesë e brishtë ». Ndërkohë që myftiu i Tiranës,  Ylli Gurra, nuk e ka quajtur problematik përkimin me ditën e zgjedhjeve, dhe thjesht ka kërkuar qetësi nga partitë gjatë fushatës elektorale.
A janë normale këto qëndrime?
Nga fakti që për koincidencën, pra zhvillimin e zgjedhjeve ditën e festës, ka dy lloj qëndrimesh, të ndryshme nga njëri-tjetri, nga dy përfaqësues zyrtarë të Komunitetit, dy myftinj posaçërisht, ti mund të kuptosh se ndonjë normë e kuranit që mund të jetë përdorur prej njërit apo tjetrit nuk ka interpretim unik: pro ose kundër zgjedhjeve. Nëse do të kishte një fjali që qartësisht do t’i ndalonte çdo aktivitet shoqëror ditën e Fitër bajramit, atëherë Gurra nuk do guxonte të thoshte diçka si ajo që tha. Dhe është normale dhe e shpjegueshme: kur është shkruar Kurani nuk ka patur zgjedhje, që si pasojë normat e tij të ketë ndonjë referencë të drejtpërdrejtë ndaluese në normat e tij.
Për pasojë, prononcimet e dy imamëve, Sytari dhe Kalaja, janë jozyrtare dhe interpretime personale. Deri këtu mund të pranojmë se dy figura fetare janë të lirë të mendojnë si të duan, të votojnë si të duan. Por me gjasë dalja e tyre në publik në shprehje që mund të konsiderohen si pro njerës apo tjetrës palë, është pak e tepruar. Çfarë i duhet një imami ta quajë martesë të brishtë një marrëveshje politike? Pse duhet të reagojë me kaq egërsi imami tjetër, duke e quajtur një diskriminim që nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës?
Këto dalje kaq të forta shënojnë kësisoj një frymëzim politik të vetëdijshëm, pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka folur në mënyrë eksplicite, pro njerës apo tjetrës parti. Imamët janë njerëz të fjalës, të interpretimit të saj, pra të vetëdijshëm  për ndikimin e fjalës së tyre. Nëse kanë thënë diçka të fortë, kundërthënëse, ata kanë qenë të vetëdijshëm se si ajo do të bëjë opinion.
Këtu mbërritëm tek forca e imamëve në vende si tonat. Në Shqipëri, por dhe në Kosovë, imamët, klerikët, përfaqësojnë një grup interesi, një grup pushteti. Fuqia e tyre lidhet me autoritetin e tyre jo thjesht moral, por dhe intelektual e pedagogjik. Në shoqëri të prapambetura, dembelësh kulturorë si tonat, hoxhallarët janë figura me autoritet që janë njëherësh dhe mësues, apo dijetarë që i mëkojnë besimtarëve shumë dijeni, shumë shprehi, shumë gjykime tek gjindja e tyre. Të rinjtë veçanërisht marrin prej teologëve të caktuar interpretime të plota dhe shteruese për shumë dukuri njerëzore, sociale, natyrore, dhe as nuk lodhen t’i interpretojnë ato apo t’i ballafaqojnë me ndonjë libër. Kjo i bën imamët figura me ndikim të jashtëzakonshëm, veçanërisht tek të rinjtë. Kur mësuesit janë të dobët, kur të rinjtë nuk shkelin në shkollë, atëherë mësimet e hoxhallarëve, në fusha joofetare, janë të vetmet dhe jo të besueshme për kokat bosh të të rinjve.  Ndikim të jashtëzakonshëm kanë krijuar ata veçanërisht në Kosovë, ku cilësia e shkollimit është shumë e ulët dhe hoxhallarëve në internet i kërkohen përgjigje për pyetje nga më të çuditshmet, që duhet të ndajnë ç’është hallall dhe ç’është haram. Dhe hoxhallarët nuk ndalen qoftë dhe duke shpjeguar për daljen në plazh të grave.
Nuk dihet dhe as nuk dua të supozoj për preferenca politike të imamëve të veçantë, por sigurisht që ata ndikojnë shumë si e thamë më sipër. Parti të caktuara i afrohen atyre për të orientuar votën. E kjo nuk ndodh vetëm me imamët myslimanë, por dhe me të të tjera feve, si për shembull përfaqësuesi katolik, i cili konteston ditën e zgjedhjeve, apo dukuri të tjera.
Është krejt e qartë se organizimi i iftareve në Kosovë dhe në Shqipëri do të ofrojnë rastin kur imamët do të jenë më shpesh afër politikanëve që do të nxjerrin përfitime elektorale nga iftaret për të shpërndarë mesazhet e tyre. Nëse dhe hoxhallarët do të flasin pro njerës marrëveshje, apo ndenjjes jashtë saj, pra jo vetëm do duken, atëherë kjo do të ishte miksim interesash, fetarë me ato politikë. Kështu duhen parë dhe prononcimet e këtyre klerikëve: si afrim me pozicione politike të caktuara.
Ka dhe klerilkë të tjerë që kanë vokacion global të fesë së tyre, duke shkelur interesin kombëtar, por kjo është temë e gjatë. Klerikëve në fjalë, që kanë vokacion global, vokacion politik, u duhet thënë me qetësi: feja e shqiptarit është shqiptaria. Fe e lirë në shtet të lirë. Çdo dalje jashtë këtyre parimeve, është jokombëtare. Joligjore.

Image result for mentor nazarko

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook