Lidhu me ne

Kryesore

Turqi, Erdogan shtyn pa afat “gjendjen e jashëzakonshme”

Turqi, Erdogan shtyn pa afat “gjendjen e jashëzakonshme”Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Erdogan njoftoi një ditë më parë se gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, e vendosur që pas grushtit te deshtuar të shtetit verën e kaluar, do të vazhdojë derisa vendi të arrijë “mirëqenie dhe paqe”.
Gjendja e jashtëzakonshme i lejon Presidentit Erdogan dhe kabinetit të tij të nxjerrin dekrete gjithëpërfshirëse pa nevojën e votimit në parlament apo rishikimit nga gjykata kushtetuese, duke i dhënë atij pothuajse dorë të lirë në vendimmarrje.
Deri më tani, dekretet i kanë lejuar presidentit turk të burgosë më shumë se 40 mijë njerëz të akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit, shkarkimin nga detyra e më shumë se 140 mijë nëpunësve në administriatë, shkrirjen e rreth 1,500 grupeve civile, arrestimin e së paku 120 gazetarëve dhe mbylljen e më shumë se 150 mediave.
Një muaj më parë, Presidenti Erdogan fitoi dhe referendumin për ndryshimet kushtetuese që i jep atij të drejtën për të sunduar pa u kontrolluar nga parlamenti, që sipas Erdogan “ishin vetëm procese të panevojshme parlamentare që pengojnë progresin”.
Zëra kundër Erdoganit janë shprehur se vendimi për të mbajtur gjendjen e jashtëzakonshme është në dëm të atyre pak parimeve demokratike që kanë mbetur tashmë në Turqi.
Në shumë vende gjendja e jashtëzakonshme përdoret  si reagim për kërcënime reale ndaj sigurisë kombëtare, ndërsa Erdogan e ka përdorur për të mbytur zërat kritikë ndaj tij dhe për të spastruar administratën masivisht.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook