Lidhu me ne

Aktualitet

Deputetlliku nuk është një profesion  

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është një profesion

Përmes një statusi në rrjetin social facebook akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj situatës së krijuar brenda Partisë Demokratike, e cila vjen si rrjedhojë e listave të dorëzuara nga kreu i saj në KQZ.
Në këto 24 orë, sidomos në krahun e djathtë, ka pakënaqësi se përse një deputet ose një tjetër nuk janë rivendosur në listat e kandidimit të partisë demokratike. Ai shkruan se e  mirëkupton këtë gjendje dhe këtë reagim legjitim personal i cili  është fare normal.
Statusi i plotë:
Brrylat për listat si shpërbërje e Republikës së vjetër!
——————————-
Në këto 24 orë, sidomos në krahun e djathtë, ka pakënaqësi se përse një deputet ose një tjetër nuk janë rivendosur në listat e kandidimit të partisë demokratike.
Unë e mirëkuptoj këtë gjendje dhe këtë reagim legjitim personal, është fare normale. Sigurisht as më takon dhe as e marr rolin e atij që mund ta dijë se cili deputet ja vlen të jetë a mos jetë kandidat përsëri, aq më tepër për një parti politike i së cilës nuk jam antar.
Si qytetar mund të them vetëm se për cilët nga të hequrit do të rivotoja përsëri me qef, për kë do të mbyllja një sy po ta shihja në listë dhe për kë nuk do ta votoja kurrë më. Kaq kemi ne në dorë si qytetarë.
Pra përtej personalizimit të vështrimit, ideja e këtij shkrimi është të analizohet sadopak konteksti kur kjo luftë brrylash zhvillohet sot.
E para, sepse partitë te ne nuk janë ndërtuar si organizata demokratike, ku konkurrojnë rryma mendimi të ndryshme, por gjithçka është nën diktatin e kryetarit. Nga e majta dhe e djathta, nga qendra dhe qendra e majtë dhe e djathtë, në partitë e mëdha dhe të vogla, qysh nga dje deri më sot. Para dhjetë ditësh apo para dhjetë vjetësh. Nuk filloj kjo më 26 maj.
Degjenerimi është një ves i hershëm.
Kush e ka përgjegjësinë? Ne qytetarët , Jooooo ! As unë si studjues jo, sepse me mijra herë e kemi vendosur në dukje këtë fakt.
E kanë vetë krerët e partive, ata që kanë qenë në këshillat drejtuese që janë pajtuar me këtë fakt.
Përse janë pajtuar me seleksionimin e personalizuar nga kryetari ankuesit e sotëm që duhet thënë se gëzojnë të gjithë respektin tim personal deri në ndjenja adhurimi për ndonjë dhe miqësie për ndokënd tjetër?
Sot ka lindur ky autoritarizëm, apo ka qenë edhe dje kur ata ishin në lista apo shpresonin të ishin atje?
Si është e mundur që nuk e ngritën dje problemin e demokratizimit të brendshëm para sesa ta dinin nëse ishin ose jo kandidatë për deputetë? Jo kritika për kryetarin, se kjo është gjëja më e vogël, por të militonin për të lejuar rrymat dhe fraksionet në parti si edhe të kërkonin me ngulm respektimin e statutit.
Se edhe ne qytetarët tani ndodhemi para faktit të kryer.
E dyta, sepse republika e vjetër lejon që të përjetësohet statusi social i deputetit. Sigurisht evitimi i kësaj nuk mund të bëhet në mënyrë selektive, sepse nuk është e drejtë, duhen gjykime kolektive dhe demokratike, por që edhe një deputet te ne të qendrojë pesë, gjashtë, shtatë mandate radhazi deputet, ky quhet uzurpim i postit të deputetit.
Deputetlliku nuk është një profesion.
Ka nevojë për paqendrueshmëri, vjen, punon ikën. Jo më kot në vende europiane demokratike po ecet drejt asaj që një deputet tê mos ketë më shumë se tre mandate radhazi. Se pastaj humbet ndjesinë qytetare dhe bëhet qeveritar i përjetshëm. Franca ka ndryshuar nja katër presidentë ndërkohë që kemi të njejtët deputetë, nja pesë a gjashtë a më shumë kryeministra Italia, ne po me të njejtët deputetë, Shtetet e Bashkuara nja katër a pesë presidentë, ne me të njejtën klasë politike.
E mendojnë këtë apo jo deputetët tanë të nderuar? Të gjitha ata, jo vetëm disa.
E treta, në funksionimin e Kuvendit dhe në atë të partive të të gjitha krahëve nuk ka kritere matjeje të performancës të deputetëve: sa amendime ligjesh ka bërë, sa ligje ka propozuar, sa takime me elektoratin ka kryer, në sa dëgjesa publike ka marrë pjesë, cfarë komentesh të marra në konsideratë ose jo ka bërë në komisione, sa homologë të huaj ka takuar, sa ka ndikuar në zgjidhjen e problemeve të zonës, sa i gjerë është opinioni i elektoratit të zonës së tij për të etj. etj.
Pse nuk është kërkuar që këto kritere të shpallen, të bëhen publike të verifikohen dhe të maten?
E katërta, e ka fajin ligja elektorale. Sepse kjo ligjë nuk të lejon të kandidosh personalisht, të heq të drejtën të kandidosh si i pavarur, de facto, dhe të bësh karshillik një zgjedhjeje qoftë dhe të gabuar të drejtuesit të partisë.
Aq më tepër se askush nga deputetët nuk e mat dot me këtë ligj elektoral sesa e ka peshën e tij elektorale. Se po ta dinte do t’i imponohej cdo kryetari.
Cilit elektorat do t’i drejtohen ata që janë me të drejtë ose pa të drejtë për të treguar se e kanë këtë mbështetje? Kanë bërë sondazhe? E dinë sa janë votuar personalisht.
Jo, nuk dinë e as mund ta dinë.
Ja përse mungesa e demokracisë të brendshme në parti, përjetësimi i statutit të deputetit si mentalitet, keqfunksionimi i Kuvendit, si edhe ligja elektorale e gabuar, ka sjellë të gjithë këtë kaos dhe të gjitha këto pakënaqësi që i paguajmë ne qytetarët.
Trafiqe influencash gjithandej në vend të gjykimit popullor për secilin, sikurse e kërkon demokracia e vërtetë.
Këto probleme nuk janë të reja. Dhe tani çfarë ndodh? Ata që janë në lista u duket normale gjendja, kurse ata që e panë veten jashtë liste nisën të flasin për demokratizim dhe zbatim të demokracisë që ka kohë që ne qytetarët e ndjejmë se na ka thënë lamtumirën.
Shtëpia e republikës së vjetër ka rënë, është degjeneruar republika e vjetër, në një ditë të keqe për ta, çka më shkakton keqardhje, më vjen mirë nga ana tjetër se shumë pesha të vërteta të jetës politike e kanë ndjerë mbi kurriz rrënimin e republikës qesharake të vjetër.
Sikurse ne qytetarët kemi ndjerë të gjitha padrejtësitë e poshtra që na bëhen cdo ditë dhe cdo orë.
Fyhemi cdo çast nga mungesa e të drejtave qytetare dhe nga nëpërkëmbja e tyre dhe nuk bëzajmë.
Kjo është republika e vjetër të dashur miq, ajo të zë brenda, prandaj insistoj që përtej karrierës personale dhe kujdesit për vetveten, oh sa gjë legjitime dhe normale për një vdektar (!), të shikojmë përpara drejt një REPUBLIKE TË RE, dhe jo ta anatemojmë atë!
Unë mendoj se gjithkush sipas potencialin të vet ka energji t’i kushtohet kësaj çështjeje madhore për kombin dhe shoqërinë, mbi të gjitha për qytetarin, që e kanë zbuar nga lista, që e kanë pas liste, si Lipe Shtogun.
Sepse jemi viktima të veseve tona!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook