Lidhu me ne

Aktualitet

Haxhiymeri: Që biznesmenët të mos shihen më si “dele e zezë”

Kush është Fuad Haxhiymeri, kandidati i agrarëve që renditet i 13-i në listën e PD… Paragjykimet për biznesmenët që futen në politikë, pragmatizmi si vlerë e shtuar dhe pse marrëveshja Rama-Basha duhej më parë…

Nga Nevila Perndoj-Mapo.al
Ai hyri në biznes kur tregu ishte vetëm një koncept, por sot pas 27 vitesh, drejton një kompani lider në sektorin e blojës, miellit dhe nënprodukteve të tij. Ai garon në një pozicion të sigurt (vendin e 13-të) në listën e Partisë Demokratike si përfaqësues i PAA-së në qarkun e Tiranës. Rëndom lind pyetja se pse një biznesmen i suksesshëm si ai, futet në politikë, a është politika biznesi më i sigurt? Por Fuad Haxhiymeri gjykon se nuk është kjo e vërteta. Përkundrazi. “Duhet t’i japim fund variantit për t’u futur në politikë për t’u bërë biznesmen…”, thotë ai për MAPO. Kjo përqasje e re i ka dhënë shtysë vetëbesimit të tij për të hapur një kapitull të ri; atë të angazhimit në politikë. Kërkues dhe deri diku sfidues, Haxhiymeri sa duket ka vendosur caqe dhe synime të reja për veten. “…Una arrita të bëj maksimumin në angazhimet e mia personale dhe mendoj se kam arritur mjaftueshëm…”. Duke arritur në pikën e tij më të lartë, pasi ka kaluar shumë vite eksperiencë pune, Haxhiymeri thotë se e ndjen si detyrë qytetare që të kontribuojë edhe më shumë për shoqërinë. Ai e sheh më së pari, si angazhim social përpara se të jetë një angazhim politik.
***
Haxhiymeri synon të përfaqësojë atë shtresë të popullit e trajtuar dhe e parë nga qeveritë ndër vite si e mënjanuar dhe e diskriminuar. Ai punton shumë te punësimi, aq thelbësore për komunitetin. Për këtë arsye synon një mbështetje dhe mbrojtje më të madhe ndaj biznesit vendës sepse aty rritet dhe zhvillohet edhe punësimi. “…Biznesi vendës është në mënyrë absolute promotori dhe heroi i këtyre 27 viteve në Shqipëri, të cilit i dedikohen të gjitha shndërrimet që ka pësuar vendi ynë në 27 vite duke pasur parasysh gjithmonë se jo vetëm nuk ka pasur ndihmë apo përkrahje nga gjithë qeveritë që kanë kaluar deri më sot, por ka qenë i privuar vazhdimisht dhe është parë si “dele e zezë” për interesat e çdo qeverie…”, shton ai. Sipas tij, nëse zhvillohet biznesi vendës automatikisht rritet punësimi i njerëzve dhe shëndoshet në të njëjtën kohë edhe shteti, përmes taksave që do të siguroheshin nga zgjerimi dhe rritja e biznesit.
Haxhiymeri enkas përmend se bujqësia është sektori që zë mbi 40% të të vetëpunësuarve, ajo është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe prej sa vjen edhe industria e agropërpunimit dhe ajo e lehtë, baza e punësimit të njerëzve në Shqipëri.
***
Ai e ndjeu veten të përfshirë nga idetë e tij, teksa iu bashkua Partisë Agrare Ambientaliste. Sipas tij, PAA është një parti me identitet të mirëpërcaktuar dhe me një program të qartë, ku betejat e saj politike do të kenë në fokus zhvillim rural, përmirësimin e prodhimeve bujqësore, rritjen e sigurisë ushqimore dhe një mjedis sa më cilësor. Ai përfaqëson PAA-në, por garon në listën e PD-së. Kur e pyet se çfarë e lidh me këtë forcë politike, Haxhiymeri nuk heziton në përgjigje. “…PD-ja ka në programin e saj një donacion për bujqësinë pothuajse në shifrën që pretendonim edhe ne, në shifrën 100 milionë eurove…”. “Me PD-në përputhemi gjithashtu, shumë edhe në konceptin se si ta ruajmë ambientin dhe sigurinë ushqimore”, shton ai.
***
Trendin e lodhjes me politikanët, Haxhiymeri e ka ndeshur shpesh këto kohë në kontaktet me njerëzit. Mbi të gjitha, ai vëren se njerëzit janë të mërzitur nga politika dhe politikanët. “Kërkojnë me dëshpërim shpresën e fundit…”, shprehet ai.
Dhe për të shkuar te kjo shpresë, Haxhiymeri shfaqet pragmatist, një tipar që megjithëse është shpërdoruar në të kaluarën nga të ngjashmit e tij, nuk e pengon atë ta konsiderojë si një avantazh që do të ndikojë në politikë dhe në kontributet e mundshme.
Kur e pyet se si e sheh marrëveshjen Rama-Basha, ai këmbëngul se duhet të ishte bërë shumë kohë përpara. “Më duket shumë e vonuar madje. Duhet ta kishin bërë shumë kohë më përpara që Shqipëria të marrë drejtim njëherë e mirë. Përndryshe Shqipëria do të vazhdonte me strategji afatshkurtër, që nuk sjellin asgjë. Ka ardhur momenti që Shqipëria të ndërtojë strategji afatgjate. Shqipëria duhet të shtrojë pyetjen se ku do të jetë në vitin 2030 sepse kaluam 30 vjet dhe mbetëm aty ku ishim. Është imediate dhe shumë e rëndësishme se ku do të jetë Shqipëria e 2030 dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve të forcave të mëdha politike”, nënvizon ai. Ai është nga ata njerëz që sa duket i beson jo pak instinktit të tij teksa shprehet për një vijim të marrëveshjes Rama-Basha edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Sigurisht jo për marrëveshje të përjetshme, por për një post-marrëveshje afatmesme, ku ne të kemi mundësi të vendosim shinat kryesore strategjike për zhvillimin e vendit dhe pas kësaj, puna të bëhet e hapur, loja po ashtu të jetë e hapur dhe ajo që populli e mendon që mund ta realizojë më mirë atë të mbështesim të nesërmen”, shprehet ai. Për Haxhiymerin ka ardhur koha që populli të votojë dhe të përkrahë atë qeveri e cila është më afër realitetit në zgjidhje të problemeve të tij dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Jo më kot ai udhëhiqet në këtë garë nga parimi se “Ka ardhur koha për ZGJIDHJE”!
Pjesë nga Bio
1995-2016 Biznes
– Aksioner në Kompaninë e Prodhimit të Miellit Bloja Sh.a. Tiranë
– Aksioner në Kompaninë e Prodhimit të Makaronave Prima, Tiranë
– Aksioner në Kompaninë e Ndërtimit ENK-Invest, Prishtinë
– Aksioner në Credins Bank Tiranë
2006, Specializim mbi funksionimin e Bursës (Grurit) Gjenevë, Zvicër e organizuar nga Global Grain Geneva.
2002, Specializim mbi funksionimin e linjave të prodhimit të makaronave, Pavan, Padova, Italy.
2000, Specializim mbi funksionimin e linjave të përpunimit të grurit MS, Padova, Italy.
1998, Specializim mbi funksionimin e bursës, Çikago, USA.
Menaxhimi i industrisë së përpunimit të grurit, Kanzas, USA.
1994, Specializim mbi Teoritë e Ekonomisë së Tregut, Joint Vienna Institute, Vjenë, Austri.
1991-1995, Ministria e Ekonomisë, Sektori i Ndërmarrjeve të Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore.
1989-1991, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Shtetërore Tiranë.
1986-1989, Rezervat Shtetërore, Rrëshen.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook