
Dhjetë vite më parë, në 10 qershor 2007, presidenti George W. Bush do të hynte në historinë e vendit të tij, por veçanërisht në atë të Shqipërisë, si presidenti i parë në detyrë i SHBA që vizitoi vendin e vogël ballkanik.

Pritja që iu bë z.Bush rreshtohet, po ashtu, si më e ngrohta dhe më entuziastja që i është bërë ndonjë personaliteti të huaj.

Presidenti Bush Junior, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Laura Bush, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar i asaj kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.
![]()
Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili i akordoi zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhri i Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare. Po ashtu presidenti Bush takoi edhe kryeministrin Sali Berisha, me të cilin bën edhe një konferencë shtypi.
Presidenti Bush në fjalimet dhe bisedat e zhvilluara me autoritete e larta të vendit, sikurse u shpreh: inkurajoi të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.



Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu