Lidhu me ne

Kryesore

Me fjalët e veta — për Edi Ramën para se të bëhej “tepsi”, Ilir Meta ishte strateg dhe domosdoshmëri

Me fjalët e veta — për Edi Ramën para se të bëhej “tepsi”, Ilir Meta ishte strateg dhe domosdoshmëri
Fokusi kryesor i fushatës zgjedhore të Kryeministrit Edi Rama është fajësimi i koalicionit me LSI-në. Po thuajse në çdo rast që i jepet në takime private dhe publike, Rama sulmon LSI-në si parti pazaresh që e sheh qeverinë si tepsi.
Është një kthesë 180 gradë me qendrimij e tij katër vjet më parë kur iu desh t’i shiste shqitparëve aleancën e sapo bërë me Ilir Metën dhe madje edhe me qendrimet e tij të para katër muajve, kur koalicionin me Ilir Metën e quante vendim strategjik të rëndësishëm për Shqipërinë.
Për ilustrim, më poshtë janë disa citime të qëndrimeve të Edi Ramës tani dhe atëherë.
7 qershor 2017, Vlorë:
Interesat e tyre janë të vogla. Ata duan të plotësojnë vetëm qëllimet partiake. Partitë e vogla nuk janë garantë të demokracisë, por garantë të tepsisë.
E gjithë kjo është histori pengmarrje se ose do ta pranosh këtë e të bësh koalicionin ose thotë s’ka problem, iki kam tepsinë tek tjetri.
Dhe dy partitë e mëdha këtu janë bërë pengje të këtij lloj ankandi. Ky është ankand. Çfarë lidhje ka kjo me demokracinë, me shtetin.
8 qershor, Ura Vajgurore:
Partitë e vogla marrin nga pushteti çtë duan, por përgjegjësi nuk marrin. Përkundrazi, kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësia bie mbi forcën e parë.
1 qershor, Emisioni Opinion:
Nuk mund që një person përfaqësues i një grupi politik të ketë ministrinë ndërsa drejtori të jetë nga një parti tjetër. Kjo është arësyeja që skemi bërë disa reforma të rëndësishme në administratë”.
Situata ishte ndryshe vetëm para pak muajsh, kur Kryeministri kërkonte me çdo kusht që për llogaritë e tij elektorale të bindte LSI-në që të bashkohej në koalicion me të. Këtë qëllim praktik politik ai e shiti si diçka strategjikë në interes të Shqipëprisë. Më poshtë, disa nga thëniet e tij të të para pak muajve.
23 dhjetor 2016:
Gjithë këto reforma s’do të ishin bërë nëse s’do të kishim këtë koalicion. Shqipëria nuk do të ishte bërë shtet, po të mos ishte ky koalicion. …Unë jam besimplotë se ne do të shkojmë bashkë dhe pavarësisht të gjithave duhet ta kuptojnë të gjithë se kjo është një aleancë strategjike, jo aleancë taktike kush është në këtë post apo në atë post. Është aleancë strategjike për aleancën e gjeneratës tjetër.”
Nëse donim një koalicion vetëm për 4 vjet, do të ishim të mjaftueshëm. Do të dilnim vetëm, do të fitonim vetëm. Por do të ishte një qeverisje joafatgjatë. Sepse reformat duan forcë përfaqësuese.
30 dhjetor 2016, Top Story:
Partneriteti i PS-së dhe LSI-së nuk është partneriteti im me Ilir Metën. Ne jemi drejtuesit që i japim këtij partneriteti strategjik formën e koalicionit.
Është një domosdoshmëri shoqërore për vendin për të pasur dy parti dhe një forcë të madhe progresive të qendrës së majtë që bën reformat që ka bërë, pastaj dallimet, defektet janë gjëra të cilat janë absolutisht të rëndësishme por nuk janë arsye për të vënë në diskutim partneritetin strategjik.
Por partneriteti strategjik është afatgjatë dhe shkon përtej mandatit tim dhe atij të Ilir Metës, në këndvështrimin tim.
2 prill 2017, Asambleja Zgjedhore e PS-së:
Kemi marrë reforma që në 25 vjet askush nuk e mori mundimin. E kemi bërë falë një aleancë që ka pasur mbi 84 vota. Këto janë më të rëndësishme sesa dallimet. Ne as e kemi diskuaruat dhe as e diskutojmë deri në castin e fundit koalicionin e ku jemi.
Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet më gjërat që nuk shkojnë, as me sasinë e helmit, por matet me sa shumë reforma kemi kaluar së bashku për të bërë shtet.
Nuk ka asnjë diskutim vlera e partnetit me LSI, ne jemi PS, partia me aftësinë më të madhe programore, partia me historinë më të lavdërueshme në përpjekjen për të bërë shtetet. Të gjitha këto shkojnë bashkë me peshën më të madhe të përgjegjësisë për fatet e vendit
Katër vite më parë, Edi Rama u bashkua në koalicion me Ilir Metën, duke e parë këtë si të vetmen mundësi për të ardhur në pushtet, kundër të cilit kishte ngritur të gjithë socialistët dhe qytetarët prej gati dy vjetësh, Edi Rama e shiti bashkimin me Ilir Metën si një akt të rëndësishëm për të ardhmen e Shqiëprisë dhe reformat e domosdoshme.
Më 3 prill 2013, Edi Rama shkroi një letër drejtuar elektoratit socialist për bashkimin me LSI. Në letër Zoti Rama e justifikoi bashkimin me LSI-në si të vetmen zgjidhje për të ardhur në pushtet dhe për të realizuar ëndrrën e Rilindjes. Ai shkroi se:
Ja pse unë besoj megjithë zemër se ardhja sot e LSI-së në koalicion nuk është fundi, po vazhdimi i natyrshëm i një historie të re që ka nisur me projektin e një Rilindjeje Shqiptare. I një historie që kalon nga FITORJA dhe VETEM FITORJA e 23 qershorit, si parakusht për të shkuar më tutje me Rilindjen. Unë vetë besoj po ashtu që LSI nuk do ta pengojë këtë projekt, ashtu siç besoj se nga ky bashkim nuk do të lindë një pjellë e re e të shkuarës, po një qeverisje e mirë për të ardhmen. Por sidoqoftë këtë do ta tregojë koha dhe për këtë çdo dyshim i sotëm është i shëndetshëm e mbajeni në xhep.
Më 4 prill 2013, shkruan një editorial ndaj kritikave për koalicioni PS-LSI dhe harresën e 21 janarit:
Kush nuk do që ta tradhtojë 21 janarin nuk duhet të mbytet në gotën bosh të moralizimeve të palogjikshme mbi bashkimin PS – LSI.
Vetëm paskëtaj [fitores së zgjedhjeve më 2013] fillojnë ditët kur do të vihet në provë morali i qeverisë që ne, të bashkuar, PS – LSI dhe të tjerë do të krijojmë për të rilindur Shqipërinë.
Më 8 prill 2013, Edi Rama dha një konferencë për shtyp me gazetarët mbi marrëveshjen me LSI-në:
Kush e kundërshton dot se logjikisht një bashkim i kompleksuar si ky i yni është shumë më i shëndetshëm për Shqipërinë se sa nje fitimtar dhe i vetem trim në luftë?
Lermani mua keqardhjen që nuk fitova vetëm dhe kënaquni që me të vërtetën e thjeshtë se ky bashkim i shigjetuar kaq fort prej jush për bazen e vet “morale”, është në vetvete garancia më e fortë e mundshme se palët do te sillen me kujdesin më të madh pikërisht sepse do të jenë të vëzhguara me sytë katër nga opinioni publik.
Do të kemi një qeveri që do të lindë me një ndjenjë te forte vetëkontrolli dhe me një ekuilibër forcash komplementare por të prirura për ta ndihmuar njera-tjetrën në përpjekjen për të vertetuar se nga ky bashkim shqiptarët dolën të fituar.
E në këtë rrugë do të ndërtojmë një proces qeverisës modern e transparent, duke synuar ndarjen de facto të pushteteve përmes ripërcaktimit në realitet të kufijve kushtetues që kanë mbetur krejtësisht në letër.
Më 12 prill 2013, në emisionin Top Story:
Më vjen ndërmend historia e Francois Miterrand, ish-President i Francës, që realizoi pas një sërë disfatash një bashkim spektakolar që askush nuk e priste. I akuzuar shumë asokohe si një koalicion amoral, sepse mblodhi bashkë forca kontradiktore, ai i dha të majtës franceze një fitore spektakolare, ashtu sikundër i dha Francës një fillim të ri që ka mbetur në historinë e këtij shteti.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook