Lidhu me ne

Kryesore

Koalicion i madh pas zgjedhjeve?!/ Besnik Mustafaj: Hap fatal për PD

Koalicion i madh pas zgjedhjeve?!/ Besnik Mustafaj: Hap fatal për PD
Ish-ministri i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka folur për mundësinë e një koalcioni të madh PD-PS, pas 25 qershorit. Mustafaj tha në një intervistë për DW se ky do të ishte një hap fatal për PD.
“Hapi fatal për Partinë Demokratike dhe për opozitën në përgjithësi do të jetë nëse në koalicionet qeverisëse, postzgjedhore Partia Demokratike do të bëhej një shtojcë e Partisë Socialiste”.
Pavarësisht përplasjes së fortë mes të majtëve, Mustafaj e sheh të natyrshëm një koalicion Rama-Meta pas zgjedhjeve, duke mos harruar se në këtë 4 vjeçar në parlament do të jetë edhe një i majtë më shumë, Ben Blushi.
“Unë vlerësoj se koalicioni më i natyrshëm postzgjedhor do të ishte midis të majtës, dmth do të kemi tre patri të majta në kuvendin e ardhshëm. Do të jetë Partia Socialiste, do të jetë LSI, do të jetë edhe LIBRA. Eksperienca gjermane qëndron vetëm për Gjermaninë. Atje o CDI do lidhej me partitë e ekstremit, që nuk është në filozofinë e saj, ose do të bënte koalicionin e gjerë që e ka për herë të dytë, në përvojën e saj. Kjo në Shqipëri, nuk është nevojë nga peisazhi politik, nga kompozimi që do të ketë parlamenti i ardhshëm. Për sa kohë nuk është nevojë, atëherë ajo ndarja e majtë e djathtë nuk duhet asgjësuar. Partia Socialiste dhe Edi Rama vetë nuk është një personalitet që di realisht të ndajë pushtet dhe të ndajë konsensuse që të qeverisë me aleatët”, shtoi ai.
Edhe periudha e bashkëqeverisjes në muajin e fushatës, për Besnik Mustafajn është një provë tjetër se me Edi Ramën nuk mund të bashkëqeveriset normalisht.
“Ministrat teknikë po bëjnë përpjekje mbinjerëzore. Këta i heqin drejtorat e involvuar në fushatë, kryeministri i kthen në punë. Në këtë kuptim ne nuk jemi në kushtet e Gjermanisë, ku ka një traditë për ndarjen e pushtetit midis forcave të koalicionit. Nuk kemi një Angela Merkel në krye të vendit, e cila vë interesat e vendit të vet përmbi interesat e veta apo të forcës politike që ka pushtet. Ne do të kemi në krye të vendit PS dhe Edi Ramën, i cili interesat e pushtetit të tij i vë përmbi interesat e vendit. E ka treguar”, shtoi më tej Mustafaj
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook